Shkruan: Nazif Laçi

Pas përfundimit të luftërave ruso-osmane u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878. Sipas marrëveshjes: Bullgaria aneksoi tokat shqiptare në rrethin e Korçës, të Pogradecit, të Strugës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut dhe të Kumanovës. Serbia aneksoi viset veriore të Kosovës, deri afër Mitrovicës, Malit të Zi do t`i jepeshin Ulqini, Kraja, Anamali, Hoti, Gruda, Kelmendi, Plava, Gucia dhe Rugova.

 

Marrëveshjet ruso-osmane nuk u përkrahën nga Fuqitë e Mëdha e as nga sllavo-ortodokësit e Ballkanit, prandaj u organizua një Konferencë ndërkomëtare që ishte ‘’Kongresi i Berlinit’’, i cili i filloi punimet më 13 qershor 1878. Aty morën pjesë gjashtë Fuqitë e Mëdha: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Pas një muaj punimesh më 13 korrik u nënshkrua Traktati i Berlinit, që korigjoi dhe pakësoi përfitimet politike e territoriale të Rusisë dhe të vendeve sllave të Ballkanit.

Kongresi vendosi që tokat shqiptare që më parë i ishin dhënë Bullgarisë të mbeten akoma nën sundimin Osman. Serbia nuk lejohet të zgjerohet në drejtim të Mitrovicës dhe Prishtinës, por do të merrte: Pirotin, Vranjën, dhe Nishin, që në Paqën e Shën Stefanit i ishin dhënë Bullgarisë. Malit të Zi, Kongresi i Berlinit edhe pse nuk ju dhanë të gjitha krahinat e premtuara në Paqën e Shën Stefanit, megjithatq atij i jepeshin krahinat e Tivarit, Podgoricës, Plavës, Gucisë, Rugovës dhe Kollashinit.

Kongresi i Berlinit rekomandoi si vijë kufitare me Shqiërinë lumin Kalamas, që do të thotë krahina Shqiptare e Çamërisë të aneksohej nga Greqia. Porta e lartë Osmane nën presionin e fuqive të mëdha filloi përpjekjet për t`ia dorëzuar Malit të Zi: Plavën dhe Gucinë.

Në gusht të vitit 1878, Porta e lartë dërgoi Marshalin Osman Mehmet Ali Pashën-Maxharrin për t`i bindur shqiptarët që të mos bënin rezistencë. Malësorët shqiptarë nuk pranuan dhe me heroizëm mbrojtën Plavën e Gucinë, duke i shkatuar humbje të mëdha Ushtrisë malazeze. Mali i Zi pas dështimit në këtë luftë, kërkoi nga fuqitë e mëdha që në vend të Plavës dhe Gucisë t`i jepnin Hotin, Grudën dhe Kelmendin. Mbrotja shqiptare nën udhëheqjen e kreshnikëve të Malësisë, Ali Pashë Gucisë dhe Hodo Sokolit, detyroi fuqitë e mëdha dhe Ushtrinë malazeze të tërhiqen. Tani Kongresi i Berlinit, për herë të tretë propozoi që Malit të Zi ti jepen Tivari dhe Ulqini. Ushtria malazeze përsëri pësoi humbje, por tani ushtritë evropiane bashkë me atë osmane më 26 nëntor 1880 ia dorëzuan Malit të Zi trevat shqiptare që edhe sot i ka.

 

                                                                             LUFTËRAT  BALLKANIKE

Pas kryengritjes shqiptare të vitit 1912 që e udhëheqte gjeneral Hasan Prishtina, tokat shqiptare ishin çliruar nga osmanlitë. Shtetet shoveniste të Ballkanit si: Serbia, Greqia, Mali i Zi, dhe Bullgaria kishin lidhur aleancë ushtarake në mes vete, kinse për të luftuar kundër Perandorisë Osmane. Këta grabitqarë të tokave shqiptare, përcillnin me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve në Ballkan. Ata hetuan se Porta e lartë Osmane, ishte detyruar që t`i pranonte kërkesat e shqiptarëve që ishin të përfshira në 14 pikat e Hasan Prishtinës të mbajtur në Kuvendin e Ferizajt më 1908. Këto kërkesa parashifnin bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare siç ishin: Vilajeti i Kosovës, i Manastirit, i Shkodrës dhe Vilajeti i Janinës. Djallëzia e këtyre të sëmurëve të Ballkanit ishte që pas largimit të osmanlinjve nga Ballkani, tokat shqiptare t`i ndajnë në mes vete. Në këto rrethana politike krerët shqiptarë shpejtuan konsultimet për ta shpallur Pavarësinë e Shqipërisë sa më parë. Kuvendit të Vlorës i parapriu mbledhja në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës në Shkup. Kishte dilema se ku të shpallet Pavarësia e Shqipërisë, në Shkup apo në Vlorë. Udhëheqësit shqiptarë vlerësuan se nëse shpallet pavarësia në qytetin e Shkupit, fuqitë e mëdha nuk do ta pranonin këtë, për të mos i hidhëruar popujt e krishterë ortodokso-sllav.

                                                 KONFERENCA E AMBASODORËVE NË LONDËR

Më 31 dhjetor 1912 dhe me 1 e 2 janar 1913 u mbajt Konference ndërkombëtare e Ambasadorëve në Londër. Këtu morën pjesë fuqitë e mëdha që i udhëheqte Ministri i jashtëm i Anglisë Eduard Grej. Shtetet pjesëmarrëse ishin: Anglia, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia, Franca dhe Italia. Lidhur me Shqipërinë pati dallime të mëdha mes shteteve, por me kompromise të mëdha, e gjithnjë në dëm të shqiptarëve u mor vendim që të formohet një Shqipëri me vetëm 28.000 km², prej mbi 90.000 km² të gjeografisë shqiptare që kishte. Këtu u bë padrejtësi e madhe ndaj kombit tonë, që edhe tani po vuajmë. Kosova me kufijtë Dardan ju kishte dhënë Serbisë dhe vazhdoi të mbetet e okupuar nga serbët, për një shekull të tërë. Tokat shqiptare prej Tivarit e deri në Plavë e Guci po i mban të okopuar Mali i Zi,krahina shqiptare e Çamërisë mbeti nën okupimin grek. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë Avnojane Kosova u çlirua në qershor 1999 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe përkrahjen ndërkombëtare,veçmas SHBA-ve dhe Paktit ushtarak të NATO-s. Programi i L.SH.P është realizuar pjesërisht, sepse akoma mbi 2 milionë shqiptarë janë të okupuar nga serbët, grekët, maqedonasit dhe Mai i Zi.

Leave A Reply