Familjarë, përfaqësues të institcioneve lokale e qendrore dhe personalitete tjera përkujtuan 100-vjetorin e këtyre ngjareve.
Kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi, në përkujdesjen e të cilit u mbajtën ceremoonitë përkujtimore, tha në akademinë e mbajtur në Viti, se periudha e okupimit të trojeve shqiptare gjatë vitit 1912 është një nga peiudhat më të rënda në historinë e popullit shqiptarë, pasi ky okupim u shoqërua edhe me masakra të cilat ushtria serbe i bënte mbi popullin shqiptar.
“Mirëpo,edhe në atë kohë pati burra trima që u bënë bashkë dhe luftuan për mbrojtjen e trojeve etnike. Xukë Zuka, Bajram Ahmeti dhe Sahit Gorani si dhe shumë luftëtarë tjerë ranë duke luftuar për të mos lejuar okupimin e trojeve shqiptare”, ka thënë Arifi. Ai ka theksuar se institucionet e vendit do të kujtojnë gjithmonë këto vepra të luftëtarëve gjatë historisë dhe do të mobilizohen më shumë për të punuar për ndërtimin e një së ardhme të ndritur.
Kurse zëvendësministri i Punës dhe mirëqenies sociale, Berat Luzha,në emër të institucioneve qendrore,është shprehur se ngjarjet si ajo e luftës së Ferizajt për të ndalur okupimin e trojeve shqiptare janë të rëndësishme pasi janë ngjarje që kujtohen me krenari dhe që i kanë paraprirë luftës shekullore për çlirim. “Këto ngjarje tregojnë se populli shqiptarë nuk është ndalë asnjëherë së punuari dhe luftuari për të fituar lirinë që po gëzojmë sot”, ka thënë Luzha.
Kurse Isuf Zuka, iniciator i ngritjes së monumentit përkujtimor në Smirë, në emër tëfamiljeve të të rënëve, ka thënë se pasi varret e Xukë Zukës , Bajram Ahmetit dhe Sahit Goranit janë ditur dhe ruajtur nga qytetarët e fshatit Sojevë, familjarët në bashkëpunim me institucionet në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kanë marrë iniciativën që atyre t`iu ngritet një monument përkujtimor që simbolizon bashkimin dhe luftë për liri.
Ndryshe, mbetje mortore të dëshmorëve Xukë Zuka, Sahit Gorani e BAjram Ahmeti u rivarrosën më 15 shtator 2012, në trekëndëshin e rrugës Smirë-Ferizaj.
Në Akademinë përkujtimore u shfaq edhe një film dokumentar kushtuar këtyre ngjarjeve si dhe një program kulturo-artistik, ku u paraqit edhe artisti i njohur shqiptar, Reshat Arbana.
{gallery}galeria/perkujtimi_2012{/gallery}