Autor: Zeqir Halili

Një qytetar është lënduar kurse mbi 100 dele janë vrarë nga rrufeja, dje pasdite në fshatin Debellde. Kryetari i Këshillit të fshatit, Zymri Ilazi, ka thënë se goditja e rrufesë ka ndodhur në dy vende të ndryshme në fshat. Fillimisht është lënduar Mehmet Rrahmani, kurse disa metra më larg rrufeja ka goditur delet e të vëllait të Mehmetit, Kadri Rrahamanit. I lënduari pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Viti, është transferuar në spitalin e Gjilanit, ku pas trajtimit të mjekëve specialistë është lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi. Rastin e ka konfirmuar edhe policia e…

Read More

Pas aksioneve per pastrimin e disa rrugeve te fshatit, qytetrët e Smirës kanë vzhduar edhe me pastrimin e varrezave nga barojat. Kështu ditë më parë janë pastruar Varrezat përskaj rrugës kryesore të fshatit, kurse së fundi u pastruan edhe Varrezat te Aliajt. Ky kontribut i vullnetrëve smiras, sidomos i Nexhat Ibrahimit dhe Bahri Halitit, vlen të përshëndetet nga të gjithë ne.

Read More