Një qytetar është lënduar kurse mbi 100 dele janë vrarë nga rrufeja, dje pasdite në fshatin Debellde. Kryetari i Këshillit të fshatit, Zymri Ilazi, ka thënë se goditja e rrufesë ka ndodhur në dy vende të ndryshme në fshat. Fillimisht është lënduar Mehmet Rrahmani, kurse disa metra më larg rrufeja ka goditur delet e të vëllait të Mehmetit, Kadri Rrahamanit. I lënduari pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Viti, është transferuar në spitalin e Gjilanit, ku pas trajtimit të mjekëve specialistë është lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi. Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.