Ka vdekur në moshën 77 vjeçare Qazime Sylejmani (gruaja e Jahi Sylejmanit). Varrimi do të bëhet sot, më 22 qershor 2020, nga ora 13:00, në Smirë. . Ngushëllime familjes Sylejmani dhe të afërmve të ndjerës!
Autor: Tefik Salihu
Ka vdekur në moshën 71 vjeçare Vahide Salihu (gruaja e Jahi Salihut). Varrimi do të bëhet sot, më 20 qershor 2020, në Smirë, duke respektuar masat kundër pandemisë me Covids-19. Ngushëllime familjes Salihu dhe të afërmve të ndjerës!
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emër të tij dhe të institucioneve komunale, i uron të gjithë qytetarët vitias me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë. Të nderuar qytetarë! Çdo ngjarje historike e ka rëndësinë e vet, por 14 Qershori i vitit 1999, është kurorëzim i angazhimit, përpjekjeve, lëvizjes dhe luftës qindvjeçare të qindra e mijëra atdhetarëve për liri. Kjo ditë, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve vitias, sepse njëkohësisht shënon edhe fundin e vuajteve dhe tmerrit që popullata civile shqiptare po përjetonte nga regjimi i atëhershëm. Në këtë ditë të rëndësishme, duam…
Është asfaltuar sot rruga nga hyrja e Varrezave në Bregun e Bjeshkollavës e deri te përmendorja e dëshmorëve Mirali e Hebib Sejdiu dhe Skender Salihu. Ky projekt është financuar nga Komuna e Vitisë. Kjo rrugë mbi 300m e gjatë dhe 3m e gjerë, ishte rregulluar më herët me kanale dhe ishte shtruar me zhavorr poashtu nga buxheti komunal. Këshilli i fshatit Smirë është shprehur mirënjohës për këtë investim, i cili do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit të banorëve në atë pjesë, pasi Bregu i Bjeshkollavës është zonë me rëndësi të veçantë, për shkak se aty janë zhvilluar ngjarje në…
Ka ndërruar jetë në Shkup në moshën 77 vjeçare, Bedrije Zejnullahu (gruaja e Qazimit). Varrimi i saj është bërë dje në fshatin Lisicë e Epërme. Ngushëllime familjes Zejnullahu dhe të afërmve të ndjerës!
Në organizimin e institucioneve komunale, edhe në Viti sot u shënua 5 Qershori-Dita Botërore e Mjedisit. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuesve të pushtetit lokal, të udhëhequr nga kryetari Sokol Haliti, përfaqësues të KFOR-it amerikan, FSK-së, Policisë së Kosovës, Organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, institucioney shëndetësore e shkollore, ndërmarrjet publike “Eco Higjiena” dhe “Hidromorava”, këshillat e fshatrave, organizatat dhe shoqatat joqeveritare dhe ato të grave, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe qytetarë. Ky aktivitet u karakterizua me mbjelljen e luleve dhe fidanëve, në qytetin e Vitisë, pastrimin e parkut të qytetit, ngjyrosjen e amfiteatrit të hapur tek parku dhe shkrimi i…
Sot u bënë 16 vite pa më të dashurin tonë: RRAHIM SINANI 1943-2004 Ditët dhe vitet janë të rënda pa prezencën tënde. Po na mungon afërsia dhe ngrohtësia jote. Ishe baba i devotshëm dhe njeri me vlera të çmuara. Të tillë do të mbajmë në mend përgjithmonë. Fanilja Sinani nga Smira.
Ka ndërruar sonte jetë në moshën 81 vjeçare, Sherife Sylejmani (gruaja e Gani Sylejmanit). Varrimi i saj do të bëhet sot, me 30 maj 2020, nga ora 13:30, në Smirë. E pamja do të jetë e hapur tri ditë, me kujdes të shtuar. Ngushëllime familjes Sylejmani dhe të afërmve të ndjerës!
Në 21-vjetorin e rënies janë përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni. Udhëheqës komunal të Vitisë, përfaqësues të OVL-së së UÇK-së, bashkëluftëtarë e familjarë të tyre, kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh mbi varret e këtyre dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Viti. Vepra dhe sakrifica e Baftiut dhe Salihut u çmuan lart nga të pranishmit në homazhe, duke u cilësuar ai udhërrëfyes për gjeneratat e reja. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, para një viti ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” dëshmorët e UÇK-së, Bafti Haxhiu dhe Salih Zenuni. Ata ranë heroikisht…
Disa banorë të lagjes, nga familja Shabiu, duke pastruar Rr. “Metush Ibrahimi”, në Smirë. Ata larguan mbeturinat, kryesisht ambalazhe të pijeve dhe ushqimeve si dhe hoqën shkurret dhe barojat e tepërta skaj rrugës. Ky gjest u përshëndet nga banorët tjerë, pasi lagjja u zbukurua në prag të Festës së Fitër Bajramit.
