Rrugëtimi i arsimit shqip në Smirë për periudhën gati 80-vjecare u dokumentua në faqet e monorafisë “Zhvillimii i arsimit në Smirë 1940-2018”, të autorit Xhavit Sahiti, i cili aktualisht është drejtor i shkollës”Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë. Në promovimin e monografisë u tha se kjo vepër i ka munguar Smirës dhe opinionit në përgjithësi. Recensuesit Isak Rexhepi dhe Feriz Ahmeti e vlerësuan lart monografinë duke thënë se ajo ngërthen në vete një materje interesante me informata të bollshme dhe të sakta dhe me interes të përgjishëm.
Drejtoresha për Arsim, Fatbardha Emini ka thënë kjo vepër do t`iu shërbejë gjeneratave të ardhshme, ashtu sikur që do t`iu shërbeje si shembull dhe motivim edhe puna e mirë dhe përkushtimi I Xhavit Sahitit si drejtor.
Vet autori i ka falënderuaru të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen, sepse sic ka thënë kjo veprimtari nuk ka qenë e lehtë të realizohet dhe i është dashur gati 2 vjet punë e hulumtime.
Fjalë vlerësues për autorin dhe monografinë kanë folur edhe Pro.Dr. Behxhet Mustafa, drejtori i Gjimnazit “Zenel HAjdini”, Sami Hoxha si dhe ish-punëtorja shumëvjecare e arsimit Halide Mustafa-Idrizi.
Monografia vjen me një përmbajtje të kombinuar me pak shënime të përgjithshme për fshatin, me pak histori të veprimtarisë e sacrificës atdhetare, me biografi të disa njerëzve që kanë kontribuar në rrethana të caktuara, por edhe me statistika të sakta të vijimit të mësimit në periudhën të cilën e trajton. Ajo trajton me kujdes dy periudhat e rrugëtimit aspak të lehtë të arsimit në Smirë: atë fetar dhe mësimin laik.
Vepra me 300 faqe është e pasuruar dhe e ilustruar edhe me tabela, fotografi, dorëshkrime e dokumente zyrtare, të cilat i forcojnë dhe i dëshmojnë akoma më shumë ato që thuhen.


