Autor: Tefik Salihu

Donita (Musa) Haliti e Kushtrim (Nazer) Zuka nga Smira dhe Diellza (Masar) Kameri nga Kabashi, janë paraqitur në mënyrë të denjë, në kuizin e diturisë të organizuar nga Ministria e Diasporës e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Ata janë vlerësuar lart për njohuritë që kanë treguar nga gjuha, historia dhe kultura shqiptare. Në këtë garë ishin të ftuar nxënës e arsmitarë nga të gjitha shtetet e Evropës ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe, mirëpo kishin ardhur vetëm nga Austria, Zvicra, Gjermania dhe Belgjika. Donita, Kushtrimi dhe Diellza ishin të ftuar si ekip fitues në Austri, në kuizin e diturisë…

Read More

Zyra për Mërgimtarë e Komunës së Vitisë, fton mërgimtarët dhe të gjithë qytetarët, se të mërkurën më 1 gusht, do të mbahen disa aktivitete në Ditën e Mërgimtarëve. Për këtë manifestim organziatorët kanë paraparë disa ngjarje: 13.00 -14.00 -Pritje e kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi përmërgimtarët në sallën e Mbledhjeve të Kuvendit Komunal-Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”. Në takim janë të ftuar edhe përfaqësuesit nga Ministria e Diasporës. Takimi ka karakter informativ për zhvillimet në komunë dhe për nevojat dhe interesimet e mërgimtarëve.   14.00 -14.30 -Ekspozitë e artit pamor – pikturë në Hollin e Shtëpisë…

Read More

Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 71 vjeçare, ka vdekur Ali (Ajet) Misini. Ai për një kohë të gjatë ka punuar në Ndërmarrjen “Mavrovo”, në Shkup. E pamja për të do të zgjasë 5 ditë, deri të dielën, më 29 korrik 2012. Ngushëllime familjes Misini dhe të afërmve të të ndjerit!

Read More

Pas një sëmundje të shkurtë, në moshën 76-vjeçare,  ka vdekur   Gani (Ilaz) Ajeti. Varrimi do të bëhet,  më 21 korrik 2012, në orën 18:00,  në Smirë. E pamja do të zgjasë shtatë ditë, deri të shtunën, më 28 korrik 2012. Ngushëllime familjes Ajeti dhe të afërmve të të ndjerit!

Read More