Zyra për Mërgimtarë e Komunës së Vitisë, fton mërgimtarët dhe të gjithë qytetarët, se të mërkurën më 1 gusht, do të mbahen disa aktivitete në Ditën e Mërgimtarëve. Për këtë manifestim organziatorët kanë paraparë disa ngjarje:
13.00 -14.00 -Pritje e kryetarit të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi përmërgimtarët në sallën e Mbledhjeve të Kuvendit Komunal-Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”. Në takim janë të ftuar edhe përfaqësuesit nga Ministria e Diasporës. Takimi ka karakter informativ për zhvillimet në komunë dhe për nevojat dhe interesimet e mërgimtarëve.
14.00 -14.30 -Ekspozitë e artit pamor – pikturë në Hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani “ në Viti. Mërgimtari Hafir Hoxha, do të ekspozoi punimet e tij të artit pamor –pikturë, të realizuara në Zvicër.
14.30-15.00 -Homazh Varrezave të Dëshmorëve në Viti, në Kompleksin Memorial. Mërgimtarët të shoqëruar nga udhëheqja Komunale dhe shoqatat e dala nga lufta do të bëjnë homazh tek varrezat e dëshmorëve në Viti
18.00-20.00 -Koncert artistik në Sheshim “Nijazi Azemi” në Viti
Zyra për Mërgimtarë e Komunës së Vitisë ju dëshiron pushime të këndshme në vendlindje dhe njëherit ju fton që të merrni pjesë në këtë takim i cili mbahet në veçanti për bashkatdhetarët tanë të cilat janë për pushime në vendlindje..