Këshilli i Fshatit Smirë u ka dërguar urime të përzemërta të gjithë besimtarëve, me rastin e Festës së Fitër Bajramit. “Pas agjërimit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, erdhi dita e kremtes së madhe të Fitër Bajramit. Kjo kohë tek myslimanët karakterizohet me ndjenjën e mirësisë, mëshirës e solidaritetit. Është paksa e vështirë që ky muaj i sakrificës ishte më ndryshe, pasi e gjithë bota po përballet me pandeminë e gripit. Është për keqardhje që edhe Bajrami do të kalojë në atmosferën e njëjtë. Por, kjo nuk do ta zbehë aspak devotshmërinë e besimtarëve, të cilët do të dijnë t’i…
Autor: Tefik Salihu
Shoqata “Smira”, me seli në Gjenevë, ka ndihmuar sërish një pjesë të banorëve me gjendje më të rrezikuar financiare në Smirë. Kësaj radhe Këshilli i Fshatit, nga mjetet që kjo shoqatë i ka dërguar më herët, 40 familjeve në nevojë, në prag të Festës së Bajramit, ua ka ndarë nga 30 €, pra gjithsej 1200 €. Ditë më parë nga mjetet financiare që shoqata kishte dërguar për smirasit në nevojë për ta zbutur gjendjen e krijuar nga pandemia, janë ndarë edhe 40 pako ushqimore. Këshilli i Fshatit Smirë shpreh gjithë respektin për këtë kujdes nga mërgata smirase, e cila është…
Katërdhjetë (40) familje me gjendje më të rrezikuar financiare, si pasojë e pandemisë me Covid 19, kanë përfituar sot pako ushqimore dhe detergjent që janë siguruar nga buxheti i Komunës së Vitisë. Ditë më parë, si pjesë e kësaj pakoje emergjente institucionale janë shpërndarë edhe 80 thasë miell nga 25 kg. Këahilli i fshatit Smirë ka shprehur konsideratë për këtë mbështetje nga buxheti komunal i miratuar enkas nga Kuvendi i Komunës së Vitisë për kohën e pandemisë.
Mërgimtari smiras me qëndrim në SHBA, Refik (Ramadan) Misini, për herë të dytë brenda një muaji, ka ndihmuar familjet në nevojë në Smirë. Sot ai ka dërguar 26 pako ushqimore nga 25 euro vlerë, kurse nga mesi i prillit kishte dërguar 25 pako të tjera. Këshilli i fshatit Smirë ka falënderuar Refikun për këtë solidarizim me bashkëvendasit e tij me gjendje më të rrezikuar financiare.
Industria e mishit “Eco Produkt” nga Smira e vëllezërve Rrahmani i është bashkuar solidaritetit të smirasve për fshat, në kohën e pandemisë. Kjo industri ka shpërndarë sot pako me prodhime të mishit për 30 familje në nevojë në Smirë. Këshilli i fshatit ka shprehur mirënjohje për këtë ndihmë nga “Eco Produkt”, në këtë kohë të vështirë me pandemi, por njëkohësisht në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.
Edhe sot po vazhdojnë punimet për rregullimin e Bregut të Bjeshkallavës. Përmes makinerisë së rëndë po rrafshohet një pjesë në këtë zonë piktoreske e cila do të shndërrohet në vendparkim por edhe për rekreacion. Punimet e sotshme janë vazhdim i projektit, në kuadër të të cilit, të dielën janë pastruar varrezat. Projekti po përkrahet me punë fizike nga shumë të rinj por edhe me mjete financiare nga biznese dhe individë nga Smira dhe mërgata. Sipas organizatorëve ka nevojë akoma për mjete. Prandaj të gjithë ata që duan të kontribuojnë mund të kontaktojnë Njazi Fejzullahun në nr. +38349 123 354 Florent…
U bë një vit nga vdekja e më të dashurit tonë: IZET ZUKA 1948-2019 Fytyra jote e dashur dhe e ëmbël, nuk do të harrohet kurrë. Do të kujtojmë aq sa zgjatë jeta dhe kujtimet. Ti do të jetosh i gjallë për jetë në zemrën dhe shpirtin e çdokuj, ashtu siç ishe i mirë, i buzëqeshur, i dashur, zemërgjerë, i urtë dhe human. E kujton familja e ngushtë!
Shefqet Shaqiri dhe Festim Hetemi nga Smira, ka gati një muaj që po punojnë vullnetarisht në pastrimin e varrezave në Bjeshkallavë. Ata nuk dëshirojnë të flasin për atë që po bëjnë, por thonë se ndiejnë përgjegjësi ndaj mjedisit, por edhe respekt ndaj familjarëve të tyre të ndjerë dhe smirasve të tjerë të varrosur në ato varreza. Shefqeti dhe Festimi gjatë punës së përditshme janë ndihmuar edhe nga Afet Demiri, Xhevdet Shaqiri, Ahmet Demiri, Nderim hetemi, Hetem Hetemi, Driton Shaqiri. Kurse Bujar Demiri iu ka dhuruar një makinë dore për bari. Përkushtimi i tyre po përshëndetet dhe po vlerësohet nga bashkëvendasit…
Një grup vullnetarësh, duke trajtuar hapësirën në pjesën tek Varrezat nē Bregun e Bjeshkollavēs në Smirë. Përveç pastrimit tê varrezave, po bëhet edhe eliminimi i deponisë së egër në afërsi dhe rregullimi si vend parkingu. Për këtë qëllim janë mbledhur edhe mjete financiare për të hequr harxhimet e eskavatorit. Këshilli i Fshatit Smirë ka falënderuar të gjithë vullnetarët dhe ata që e mbështetën këtë aksion për përmirësimin e ambientit.
-Sonte u sherua pacienti i fundit. Por, autoritetet bejne thirrje te respektohen masat, sepse rreziku nuk ka kaluar plotesisht: 🔴MOS U GRUMBULLONI! 🔴MBANI DISTANCEN! 🔴MBANI MASKE!
