Këshilli i fshatit Smirë uron besimtarët për Festën e Bajramit

0

Këshilli i Fshatit Smirë u ka dërguar urime të përzemërta të gjithë besimtarëve, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“Pas agjërimit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, erdhi dita e kremtes së madhe të Fitër Bajramit. Kjo kohë tek myslimanët karakterizohet me ndjenjën e mirësisë, mëshirës e solidaritetit. Është paksa e vështirë që ky muaj i sakrificës ishte më ndryshe, pasi e gjithë bota po përballet me pandeminë e gripit. Është për keqardhje që edhe Bajrami do të kalojë në atmosferën e njëjtë. Por, kjo nuk do ta zbehë aspak devotshmërinë e besimtarëve, të cilët do të dijnë t’i japin kuptim festës.
Urime dhe festofshi të lumtur e në harmoni me familjet tuaja!”, thuhet në urimin e Këshillit të Fshatit Smirë për Festën e Fitër Bajramit.

Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara