Demonstratat e vitit 1981 mbeten ngjarje madhështore në historinë e çlirimit kombëtar të shqiptarëve. Parullat: “Kosova Republikë!”, “Duam kushte më të mira!”, “Trepça punon-Beogradi ndërton”, “Poshtë Shovenizmi serbomadh!”, etj. ishin manifestimi më i qartë, më i pastër i revoltës së një populli që këtkonte çlirimin nga poshtërimi dhe shtypja. Të vërtetat e “Pranverës Shqiptare” janë dëshmi e pashlyeshme e guximit dhe trimërisë studentore e mbarëpopullore shqiptare, por edhe e aksioneve të aparatit represiv serbo-sllav. Edhe Smira i pati “krushqit”, e vet të kësaj “dasme”, që nisi në pranverën e vitit `81 në Prishtinë dhe vazhdoi në gjithë Kosovën. Elmaz…
Autor: Tefik Salihu
Lufta provon trimin, zemërimi të diturin dhe fatkeqësia shokun
Kur të gjithë menduam se e kaluam dimrin e ashpër, pranvera na “gënjeu” pikërisht në ditën e gënjeshtrave, më 1 prill. Në vend të diellit dhe luleve, ajo sot na solli borë në Smirë. Reshjet filluan në mëngjes. Nisi me shi, pastaj u perzie edhe me borë të intensitetit të shtuar, duke zbardhur tokën. Përndryshe, banorët e Smirës, sapo kanë filluar përgatitjet për mbjelljet pranverore dhe për punët në kopshte. Temperaturat e ditës sot pritet të lëvizin nga -3 deri në 7 shkallë celsius. Por, bora që ra edhe në pjes♪7 tjera të vendit, do të jetë jetëshkurtër. Sipas meteorologëve,…
Nuk është mik i mirë ai që të fshin lotët, por ai që nuk të lë të qash!
Mos e ëndrro jetën, por jetoje ëndrrën!
Me rastin e 13-vjetorit të rënies së dëshmorëve të 5 Prillit 1999, në Smirë, organizohet turne në futboll të vogël. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm ekipet nga fshati Smirë. Turneu fillon, të enjten, më 29 mars 2012, nga ora 17:00, në Smirë. Kontaktoni organizatorin Rifat Hyseni, në tel: 044343766
Kur nuk të do një lagje, fajin kërkoje te vetja.
Biseda lindi nga mendimi- biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
Në festivalin gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut 2012” që mbahet në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor dhe Sportiv “Flakadani i Karadakut” që personifikon veprën e dëshmorit Nijazi Azemi Komandant Mjekrra, dje u mbajt nata e parë e këtij festivali në të cilën morrën pjesë 5 ansamble dhe shoqëri kulturore dhe artisitke. Hapjen e këtij festivali si nikoqir e bënë AKV “Kemajli Azizi” nga Vitia ndërsa AKV Bursa nga Turqia e cila përformoi para publikut ishte jashtë konkurencës. Zv/kryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami iu uroi sukses pjesëmarësve si dhe disponim të këndshem për publikun. Në natën e parë të këtij…
Në daq me u fik, nguc e mos duro, rri e mos puno dhe kërko e mos fito. (Xhemajl Abria)
