BORE_NE_SMIRE_ME_1_PRILL_2012_320x200Kur të gjithë menduam se e kaluam dimrin e ashpër, pranvera na “gënjeu” pikërisht në ditën e gënjeshtrave, më 1 prill. Në vend të diellit dhe luleve, ajo sot na solli borë në Smirë. Reshjet filluan në mëngjes. Nisi me shi, pastaj u perzie edhe me borë të intensitetit të shtuar, duke zbardhur tokën.

 

Përndryshe, banorët e Smirës, sapo kanë filluar përgatitjet për mbjelljet pranverore dhe për punët në kopshte.

Temperaturat e ditës sot pritet të lëvizin nga -3 deri në 7 shkallë celsius. Por, bora që ra edhe në pjes♪7 tjera të vendit, do të jetë jetëshkurtër. Sipas meteorologëve, moti do të ndryshojë nga nesër. Nga mesi i javës priten ngritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 22 shkallë celsius, për t`u kthyer sërish shiu gjatë fundjavës tjetër.

Leave A Reply