Biseda lindi nga mendimi- biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
Browsing: Thenia e dites
Në daq me u fik, nguc e mos duro, rri e mos puno dhe kërko e mos fito. (Xhemajl Abria)
Ajo që s’të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bej të tjerëve.
-E vërteta ndoshta nganjëherë është e hidhur, por frutat i ka të ëmbël.
Askush nuk e ka sa herë gabim. Edhe ora e ndalur e tregon orën e saktë dy herë në ditë.
-Ai që do me punu gjen mënyra, ai që nuk don me ba sen-gjen arsye.
Dija është si pekmezi, sa më pak që ke, aq më shumë mundohesh me shtri.
Nëse të pëlqen trëndafili, duhet t`ia durosh edhe gjembat.
Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.
Më mirë t`i trashëgosh fëmijës një art, se sa një mijë lira të arta.
