Katërdhjetë (40) pako ushqimore e higjienike janë shpërndarë sot nga Këshilli i Fshatit Smirë familjeve me gjendje më të rënduar financiare, shkaku i gjendjes së krijuar nga pandemia e gripit. Këto të mira materiale janë blerë nga mjetet financiare që Shoqata “Smira”, me seli në Gjenevë i ka dërguar ditë më parë për të zbutur gjendjen socio-ekonomike në fshat në kohë pandemie. Këshilli i Fshatit Smirë shpreh mirënjohje të thellë për këtë kujdes si dhe njeh edhe komtributin dhe mbështetjen që kanë dhënë e po japin dhuruesit tjerë. Ky këshill vlerëson dhe çmon lart çdo ndihmë qê vjen në shenjë…
Autor: Tefik Salihu
Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, Shukri Sylejmani. Varrimi i tij do të bëhet sot, më 1 maj 2020, në Smirë, pas faljes së namazit të drekës. Ceremonia e varrimit do të mbahet vetëm në prani të familjes së ngushtë, për shkak të rrethanave nga pandemia e gripit. Ngushëllime familjes Sylejmani dhe të afërmve të ndjerit!
Të nderuar prindër, ju njoftojmë se nga dt.04.05.2020,do të rifillojmë me vaksinimin e fëmijëve të moshës parashkollore, pranë QKMF-së në Viti. Për t’i ikur tollovisë eventuale, dhe në bazë të rekomandimeve të UNICEF-it dhe IKSHP-së, vaksinimi për fëmijët e moshës 2-12 muaj do të bëhet nga ora 08-11, ndërsa ata të moshës 12 muaj e tutje prej orës 11-14. Andaj prindër të nderuar, nga ju presim bashkëpunim të sinqertë. Vaksinoni fëmijët tuaj! Me respekt, i juaji, Dr.Ismail Bekteshi, epidemiolog, shef i Shërbimit të Vaksinimit, pranë QKMF-së “Nëna Tereze”, Viti
Këshilli i Fshatit Smirë, si një mekanizëm vullnetar, i zgjedhur në mënyrë demokratike, me vota të qytetarëve, prej paraqitjes së pandemisë së gripit, më 13 mars 2020, është vënë në shërbim të tejkalimit të gjendjes. Kryetari këtij këshilli, Tajar Hyseni, nuk preferon të flasë për punën e vet dhe angazhimin që po e bëjnë bashkë me anëtarët e tjerë, për të mbështetur familjet me gjendje më të rrezikuar financiare. Por, ai thotë se po bëjnë maksimumin me mundësitë që kanë në trajtimin e të gjithëve që kanë nevoja emergjente bazike për jetesë. “Ne po mundohemi t’iu jemi pranë atyre familjeve…
Smirasja Kaltrina (Imer) Ademi me qëndrim ne Londër po jep kontribut të çmueshëm në zbutjen e gjendjes sociale në kohën e pandemisë COVID-19. Ajo bashkë me disa mërgimtarë edhe nga vende të tjera kanë lansuar fushatën “Njëri për tjetrin”, për mbështetjen e familjeve që nuk që ndrojnë financiarisht mirë në Kosovë . Ajo duke folur për “Alb TV” ka thënë se së pari idenë e ka biseduar me Enis Hysenin se si mund të ndihmojnë në Kosovë . Pastaj atyre i janë bashkuar edhe Saranda Hajdari, Rina Rama, Jeta Berisha etj. “Në fillim po mendojmë si t’ju ndihmojmë familjeve me…
Këshilli i Fshatit Smirë ua uron të gjithë besimtarëve muajin e Ramazanit, me dëshirën që paqja, solidariteti, e respekti të mbizotërojnë në familjet e secilit. “Besimtarët myslimanë sot janë zgjuar agjërueshëm. Dëshirojmë të shpresim gjithë konsideratën për këtë përkushtim, në muajin e sakrificës dhe të solidaritetit. Muaji i bekuar i Ramazanit, do të na shërbejë të gjithëve që të tregojmë dhe dëshmojmë se vlerat shpirtërore dhe njerëzore janë ta pazëvendësueshme. Urojmë që këtë muaj ta kalojmë sa më mirë që është e mundur e në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, në kohën e vështirë me pandemi, kur solidariteti e mëshira…
Shoqata “Smira”, me seli në Gjenevë, i ka dërguar Këshillit të Fshatit Smirë 2000 Fr, si mbështetje për familjet me gjendje të rënduar financiare, pas përhapjes së pandemisë me COVID-19. Mirëpo shoqata ka njoftuar se për shkak të interesimit të shumë individëve, familjeve dhe bizneseve smirase në diasporë për të ndihmuar, aksioni për mbledhjen e fondeve për këtë qëllim do të vazhdojë. Të gjitha kontributet do të jenë transparente dhe do të publikohen me emra. Mjetet mund te deponohen në llogarinë bankare të Shoqatës “Smira”: 14-56838-3 IBAN CH12 0900 0000 1405 6738 3 BIC POFICHBEXXX Telefonat për kontakt: +41 79…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit për Grantin e Përformancës Komunale (GPK) për vitin 2020 me të cilën pritet të realizohet projekti “Rregullimi i sheshit në qendër të Vitisë”. Përndryshe komuna e Vitisë, është përfituese e grantit të përformancës komunale që bashkë financohet nga Qeveria Zvicerane përmes SDC-së, Qeveria Suedeze përmes SIDA-së dhe Qeveria Norvegjeze përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë. Bëhet me dije se projekti për rregullimin e qytetit të Vitisë, do të kushtojë mbi 220 mijë euro ku 150 mijë euro do të mbulohen nga granti i përformancës komunale kurse 70 mijë…
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, përgëzon punën dhe angazhimin e mjekut epidemiolog, dr. Ismail Bekteshi, i cili ka vizituar deri sot shumicën e personave të prekur me COVID 19 dhe familjet e tyre në Komunën e Vitisë. “Deri më sot dr. Ismaili ka bërë një punë të madhe duke bërë 188 anketa epidemiologjike nëpër fshatra, në të gjitha ato familje që është dyshuar që ka pasur raste kontakti me të diagnostifikuarit me COVID19. Të gjitha anketat i ka bërë nëpër shtëpitë e tyre. Prandaj, duke vlerësuar lart punën e tij dhe profesionalizmin, duke mos menduar asnjëherë për shëndetin…
Trupi i pajetë i këngëtarit të njohur Vebi Azizi nuk ka mundur të sillet nê Kosovë, shkaku i pandeminë së gripit. Ai është varrosur sot në Siegen të Gjermanisë, vetëm nga familja e ngushtë, gruaja dhe katër fëmijët, si dhe një mik i tij , sipas rekomandimeve të autoriteteve gjermane. Familja ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe fjalët e mira për të, si dhe ka njoftuar se e pamja do të hapet në Smirë, pasi të kalojë kjo situatë. Doajeni i muzikës popullore, Vebi Azizi, ndërroi jetê më 9 prill, në Gjermani, në moshën 61 vjeçare. Ky lajm ka…
