Autor: Tefik Salihu

IKSHPK përmes njoftimit për media ka publikuar të dhënat e testeve të fundit për Covid-19, në të cilat pozitiv janë konfirmuar edhe 23 raste të reja, kurse të shëruar janë 14, transmeton Plus Televizion. Në mesin e 23 të infektuarve janë edhe dy persona nga komuna e Vitisë, njëri nga fshati Ramjan dhe tjetri nga Pozherani. Të dy rastet jane raste të kontaktit me të infektuarin nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt. Kryetari i komunës së Vitisë ka thënë për PlusTV se kanë marr masa të menjëhershme për izolimin e familjeve të të infektuarve, në funksion të parandalimit të…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti me dhembje e ka marrë lajmin për vdekjen e këngëtarit të njohur, Vebi Azizi. Përmes një telegram, ai  i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Me pikëllim kuptuam se artisti  me nam, jo vetëm në KOmunën e Vitisë, por edhe më gjerë, Vebi Azizi, paska ndërruar jetë. Kontributi i tij për kulturën tonë ishte i madh. Ai ka lënë pas vetes një opus të çmuar artistik, prandaj do të mbetet gjithmonë i respektuar ndër ne. Kultura jonë ka humbur një artist të madh dhe njeri me vlera. Ngushëllime…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë të Qeverisës së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku. Kryetari Haliti e ka njoftuar delegacionin qeveritar me masat dhe veprimet që janë ndërmarrë në Komunën e Vitisë për të penguar përhapjen e mëtutjeshme të virusit COVID-19. “Për fat të keq, siç e dini, Vitia ka qenë vatra e parë e infektuar nga virusi, prandaj na ka rënë edhe barra më e rëndë. Ne kemi reaguar shpejt…

Read More

Këshilli i fshatit Smirë është prekur thellë nga lajmi për vdekjen e këngëtarit smiras Vebi Azizi. Në një letër ngushëllimi të drejtuar nga kryetari i këshillit, Tajar Hyseni, thuhet se familja, të afërmit, komuniteti artistik, fshati Smirë dhe Komuna e Vitisë ka mbetur pa doajenin e muzikës popullore dhe folklorike. “Të gjithëve na është i njohur kontributi i madh artistik i Vebi Azizit. Qindra të rinj e të reja kanë bërë hapat e parë në kulturë nga mësimet e tij. Vebiu bëri punë të madhe, sidomos në kohën e represionit serb. Ai ka organizuar qindra koncerte e takime muzikore. Ishte…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare, këngëtari dhe instrumentisti smiras, i njohur gjithandej nëpër Kosovë dhe më gjerë, Vebi Azizi. Karrierën artistike e ka filluar në moshë të re, duke dhënë kontribut të çmuar vullnetar në përgatitjen e këngëtarêve dhe instrumentistëve të rinj. Ai ishte ndër themeluesit dhe për shumë vite anëtar i Shoqërisë Kulturo Artistike “Jonuz Ramadani”, në Smirë. Ai nga viti 1992 ka migruar në Gjermani. Qe dy muaj ishte hospitalizuar por nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes. Lajmi per vdekjen e tij ka prekur thellë bashkêvendasit, bashkëpunëtorët, komunitetin artistik dhe të gjithë ata që e kanë…

Read More

Njëzet familje me gjendje më të rënduar financiare, në Smirë, kanë përfituar nga një pako ushqimore e higjienike si dhe nga 25 kg miell. Këto të mira materiale janë siguruar nga Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë përmes donatorëve të ndryshëm (“Jetimat e Ballkanit”, Interex etj), kurse janë shpërndarë nga Këshilli i fshatit Smirë. Kryetari i këtij këshilli, Tajar Hyseni, ka falënderuar donatorët dhe institucionet komunale për angazhimin dhe mbështetjen në këtë kohë të pandemisë.

Read More

77 vjeçari nga Stublla e Epërme, i cili ishte i infektuari i parë në Kosovë nga koronavirus, ka dalur negativ edhe në testit e dytë të Covid-19, transmeton Plus Televizion. Lajmi është konfirmuar për PlusTV nga i pari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili përmes komunikimeve zyrtare ka pranuar informacionin se 77 vjeçari, i cili ishte infektuar gjatë një vizite tek të afërmit e tij në Itali, tashmë konsiderohet i shëruar plotësisht. Infektimi i 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë, kishte ndodhur në shtetin Italian. Ai ishte kthyer në Kosovë dhe i kishte infektuar edhe anëtarët e tjerë…

Read More

Shkolla Fillore e Mesme dhe e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, përmes një postimi në Facebook, kujton 73-vjetorin e funksionimit si dhe 21-vjerorin e rënies së dëshmorëve smiras në vitin 1999. Në postim theksohet përkushtimi 73 vjrçar i një institucioni që ka bartur një barrë të rëndë, jo vetëm për të përgatitur kuadro të arsimuara, por edhe të mbajë gjallë vetëdijen për kombin dhe shoqërinë, duke qenë jorrallë prijës i lirisë sonë. Sipas postimit, në kë kuptim, dëshmorët e kombit i japin gjallëri lirisë. Ata janë krenaria dhe inspirimi i gjeneratave të reja për të dashur dhe nderuar…

Read More

Me rastin e 21-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, së bashku edhe me organizatat e dala nga lufta dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, kanë vendosur kurora lulesh. Homazhe sot bënë edhe qytetarë, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave të tjerë. Me këtë rast ata përkujtuan dhe mderuan dëshmorët e këtyre lokaliteteve të cilët ranë për lirinë e Kosovës. Vepra dhe sakrifica e tyre u vlerësua lart nga të pranishmit. Dëshmorët e Smirë dhe të Lubishtës ranë pikërisht më…

Read More