Autor: Tefik Salihu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dërguar një telegram përkujtimi për familjarët dhe miqtë e Hysni Salihut, ish-deputet i nomenklaturës së 2 Korrikut 1990, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut. „Të nderuar familjarë dhe miq të ish-deputetit Hysni Salihu! Në emër të komunës së Vitisë, në 21-vjetorin e kalimit të amshim të z. Salihu dëshirojmë që përmes këtij telegram përkujtimi të përkujtojmë ish-deputetin e 2 Korrikut të 1990, i cili bashkë me kolegët e tij asokohe dhanë një…

Read More

26 raste janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Kosovë, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Dy raste të reja, janë konfirmuar në fshatin Smirë: një familjar i personit të konfirmuar pardje dhe një tjetër person që punon në Bonsteel. Kurse i treti është rast i ri në qytetin e Viti, i cili nuk dihet nga është infektuar. “Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me…

Read More

Vëllezërit Agim dhe Refik Misini kanë ndihmuar 35 familje në Smirë. 25 familje kanë marrë pako ushqimore, kurse 10 familje të tjera nga 25 kg miell. Këshilli i fshatit Smirë ka falënderuar Refikun, për përkushtimin e tij nga SHBA si dhe Agimin, pronarin e Pikës së Karburantit “Enisi Petrol”, në Smirë, pêr këtë mbështetje për familjet me gjendje të rënduar financiare, shkaku i gjendjes së krijuar me gripin pandemik.

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Koaovës ka njoftuar se sot me SARS-CoV-2, pozitiv janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e gjashtë (36) raste të reja. Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Ferizaj, katër (4) raste Talinovc dhe një (1) rast Mirash), tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Topanicë, katër (4) raste Hodonovc), pesë (5) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Prizren dhe një(1) rast Skorobishte), tre (3) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy…

Read More

Familjarë e të afërm i bënë nderime sot në Smirë, Ramadan Beratit, në 21-vjetorin e vrasjes së tij nga forcat (para) ushtarake-policore serbe. Ai, pikërisht më 15 prill të vitit 1999, pati marrë plagë vdekjeprurëse nga mjete të forta në një ofenzivë serbe në lagjen e tij. Atë ditë u rrahën dhe keqtrajtuan edhe shumë smiras të tjerë, kryesisht të pjesës lindore të fshatit.

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend. “Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK. Mësohet se rasti i prekur në Smirë ka pasur kontakt me persona të infektuar në kampin ushtarak në Sojevë. Me këto dy raste numri i tê infektuarve në Komunën e Vitisê…

Read More

Dyzet (40)  familje janë ndihmuar me patate dje,  kurse sot me nga një pako ushqimore dhe me patate  janë ndihmuar edhe tridhjetë (30) familje të tjera, në Smirë. Këto të mira materiale janë siguruar nga Komuna e Vitisë përmes donatorëve të ndryshëm, kurse janë shpërndarë nga Këshilli i fshatit.  Kryetari i këtij këshilli, Tajar Hyseni, ka falënderuar të vullnetmirët si dhe institucionet komunale për këtë kujdes, në këtë kohë kur përveç rasteve sociale, janë shtuar edhe raste të tjera në pamundësi për të punuar, shkaku i gjendjes me pandeminë e gripit.

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur edhe për 79 raste të reja me Covid-19, në ghithë Kosovën, 6 raste prej tyre nga komuna e Vitisë. Katër  të infektuar janë nga fshati Ramjan i komunës së Vitisë, si raste kontakti nga rasti i parë që u raportua në këtë fshat, kurse 2 raste të tjera në Pozheran. Komuna e Vitisë me rastet e sotme ka gjithsejtë 18 të infektuar me Covid-19. Institucionet komunale të Vitisë kanë ripërsëritur thirrjet që të respektohen udhëzimet e organeve relevante për të mbajtur distancën fizike prej 2 metrave dhe për higjienën…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes raportit për media, ka njoftuar për 33 raste të reja me Covid-19 në Kosovë dhe 6 të shëruar. Sipas raportit, në mesin e 33 rasteve të reja, 3 janë nga komuna e Vitisë. Komuna e Vitisë deri më tash ka gjithsej 12 raste me Covid-19, tre prej tyre tashmë të shëruar.

Read More

Deri tani, asnjë person në Smirë nuk dyshohet se është i infektuar me virusin Covid-19, ka njoftuar menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Poashtu askujt deri më tani nuk i janë marrë mostra për analiza. Gjatë ditë së kanë qarkulluar fjalë dhe shqetësime se të paktën një person nga Smira ka shkuar në QKMF në Viti, me disa shqetësime shëndetësore, por që kanë qenë të natyrës tjetër. Mjekët këshillojnë që për çfarëdo dyshimi apo shqetësimi që keni, të thirrni në QKMF.

Read More