Autor: Tefik Salihu

Nxënësve të nivelit të mesëm të ulët të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë sot iu komunikua suksesi për gjysmëvjetorin e parë. Sipas rezultateve të përpunuara, nota mesatare e shkolles në këtë gjysmëvjetor është 4.30 Drejtuesit e shkollës thanë se nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar, përveç se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 2013 mungesa-1513 me arsye dhe 500 mungesa pa arsye. Kurse 146 orë nuk janë mbajtur. Nxënēsit tani do të jenë në pushimin dimëror dyjavësh.

Read More

Në fund të këtij gjysmëvjetori dhe të këtij viti kalendarik, Ndërmarrja “Smira” me pronarët Musli dhe Nijazi Fejzullahu gëzuan gjithë nxënësit e nivelit parafillor dhe fillor me 230 pako dhurata. Ata tha se këto dhurata i ka bërë për të shprehur bashkëndjenjën e solidaritetit dhe festës për Vitin e Ri. Edhe udhëheqja e shkollës u shpreh falënderuese për këtë gjest të Ndërmarrjes “Smira”. “Ishte një respekt jo vetëm për fëmijët por edhe për ne si shkollë dhe fshat. Prandaj në emër të nxënësve, mësimdhënësve dhe në emrin tim falenderoj kompaninë “Smira” për gëzimin që i ofroi gjithë këtyre voglushëve”, ka…

Read More

Nxënësit e Shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit ” në Smirë, në prag të festave të fundvitit kanë menduar t’i gëzojnë edhe fëmijët dhe familjet që nuk i kanë kushtet e mira të jetës. Përmes aktivitetit humanitar me moton “Të festojmë të gjithë të lumtur “, ata kanë sjellë ushqime të gatuara nëpër shtëpitë e tyre dhe të njejtat i kanë shitur në shkollë. Mjetet e grumbulluara gjatë këtij aktiviteti Këshilli i Nxënësve ka vendosur t’i dhurojë për tri familje në nevojë, kështu që edhe fëmijët e tyre të ndihen të lumtur për festën e Vitit të Ri 2019. Aktiviteti u…

Read More

Grupi “Letrarët e rinj”, i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, ka prezantuar punimet artistike të njëzetenjë nxënësve nga Kl. IV deri ne Kl IX. Ora letrare me moton: “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”, është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, e cili u mbështet nga arsimtarët e lëndës Sami Shabiu dhe Fitore Ibishi. “Ora letrare e organizuar nga Këshilli i nxënësve i shkollës sonë e arriti qëllimin. Ishte një organizim i shkëlqyeshëm, shumë nxënës u paraqitën me punime të tyre për çka u duartrokitën nga të pranishmit. Meritor për…

Read More

Një grup i nxënësve të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prilit”, në Smirë, po tërheqë vërejtjen për rreziqet nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Vesa Salihu dhe Bleron e Agnesa Sejdiu, nxënës të klasës IX, përmes një video prezantimi iu kanë folur të pranishmëve për historikun dhe përbërjen e fishekzjarreve. Mirëpo, qëllimi kryesor i projektit është vetëdijesimi i fëmijëve për pasojat që mund t’i kenë nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Ky projekt i cili u zhvillua në kuadër të aktiviteteve nga Kimia me bashkëpunim edhe nga arsimtari i lëndës,Tajar Hyseni, është kuptuar nga të gjithë si rikujtim me vend, sidomos në prag…

Read More

Këshilli i Nxënësve i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, njofton dashamirët e artit të shkruar, se Grupi “Letrarët e rinj” i shkollës, ka organizuar një orë letrare në nivel nxënësish, me moton: “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”. Ora letrare mbahet më 21.12.2018 ( e premte), ora 16:00 në hollin e shkollës.

Read More

Prof. Nazif Laçi dhe Tefta Deda kanë botuar librin e përbashkët me titull “Libri na bashkoi-SMIRA & LIBOFSHA. Bashkautori Laçi ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se libri pasqyron vlera dhe histori suksesi të dy shkollave: “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira dhe mësonjëtores së parë shqipe në Myzeqe , “Anastas Laska” nga Libofsha-Shqipëri. Prof. Nazif Laçi e ka falënderuar shtëpinë botuese “Focus Print”, në Shkup me pronar Imer Gogjufin, për botimin gratis të librit.

Read More

Është  promovuar në Viti libri shkencor-monogafik “Smira-komunikime onomastike”, i Mr. Ramadan Asllani. Në një audiencë të respektuar, kjo vepër është vlerësuar lart nga referuesi Ramadan Musliu. “Për dallim nga gjithë këto monografi jo vetëm për Smirën por edhe për fshatra të tjerë dhe në nivele të tjera,  monografia e Ramadan Asllanit, edhe pse  për objekt studimi ka Smirën dhe të kaluarën e saj, ai ka gjetur një çelës të vetin dhe një çasje nga një kënd shkencor për të cilin mund të themi se është autorial dhe është kontribut sa i përket studimit nga kjo lëmi. Kjo çasje, ky çelës…

Read More