Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë se ngushëllimet për Zyrije Maliqi-Rama, do të pranohen të enjten dhe të premten, edhe në Smirë, te familja Muhamet Maliqit. Zyrije Maliqi-Rama ndërroi jetë ditë më parë në moshën 61 vjeçare, në Pozheran, ku ishte e martuar. Ngushëllime familjeve Naliqi dhe Rama!
Autor: Tefik Salihu
Familja Ibishi njofton se ngushëllimet për Sadije Ibishi-Ibrahimin (motra e Jakup Ibishit), do të pranohen edhe në Smirë, të dielën, më 24 shkurt 2019, në lokalet e “Beni Impex”. Sadie Ibishi-Ibrahimi ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare, më 16 shkurt, në Gjilan, ku ishte e martuar. Ngushëllime familjeve Ibishi dhe Ibrahimi.
URIME TË GJITHËVE DITA E PAVARËSISË!
Edhe në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, pati një organizim kushtuar përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Meritorët ishin nxënësit, Këshilli organizativ me personelin e shkollës. Nxënësittë mbështetur nga mësimdhënësit përmes poezive, këngëve e valleve, shprehën respektin dhe dashurinë për shtetin e tyre. Të pranishëm kishte edhe prind dhe qytetarë të tjerë.
Ka ndërruar jetë në Smirë, në moshën 72 vjeçare, Emrush (Tahir) Hyseni. Varrimi do të bëhet të enjten, më 14 shkurt 2019, nga ora 14:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Hyseni!
Operatori i Telefonisë mobile, “Vala”, ka hequr përfundimisht nga përdorimi kodin e vjetër telefonik +377. Ky operator ka njoftuar përmes një mesazh telefonik konsumatorët, se tash e tutje nuk do të jetë në funksion ky kod, pasi që është zëvendësuar me kodin +383.
Metush Misini me qëndrim në Gjenevë e ka vendosur sot një flamur të ri kombëtar në qendër të Smirës, me që flamuri i mëparshëm ishte dëmtuar nga era dhe ishte larguar. Metushi tha se këtë dhuratë e bëri si respekt ndaj sakrificës së dëshmorëve, në prag të përvjetorit të rënjes së tyre, më 5 prill 1999.
Shoqata “Smira” me seli ne Gjenevë, fton të gjithë smirakët në takimin e 10 tradicional të radhës, i cili ka për qëllim bashkimin e smirakve nga e gjithë diaspora. Takimi do të mbahet më 23 mars 2019 (ditë e shtunë), nga ora 18:00-24:00. Adresa: Rue François-Durafour 17 1220 LES AVANCHETS, Gjenevë. Si zakonisht do të ketë edhe darkë smirase , prandaj familjarët luten të sjellin ushqim me vete, kurse pijet i siguron shoqata, me çmime simbolike. Do të ketë edhe program argëtues familjar dhe muzikë me këngëtarët e njohur Teuta Selimi dhe Bashkim Spahiu. Për detaje tjera shihni flayerin ose…
Andi (Afrim) Salihu nga Smira e Vitisë, ka udhëtuar me Kombëtaren e Kosovës në futboll U16, në Dubai, në një turne ndërkombëtar, pjesë e të cilit janë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Çekia dhe Belgjika. Përzgjedhësi Besnik Kollari do t’i ketë në dispozicion 20 futbollistë, derisa ky turne do t’i ndihmojë për ta përgatitur ekipin për garat e ardhshme zyrtare për U17. FFK bën të ditur se Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Emiratave të Bashkuara Arabe, të dielën, më 10 shkurt. Pastaj, të martën, djelmoshat e drejtuar nga Kollari do ta sfidojnë Belgjikën, derisa ndeshjen e fundit do…
Familja Haziri njofton se ngushëllimet për Hida Haziri-Hajrullahun (motra e Murat Hazirit), do të pranohen edhe në Smirë, të dielën më 3 shkurt 2019. Ajo ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare, para katër ditësh në Gërmovë, ku ishte e martuar. Ngushëllime familjes Haziri dhe Hajrullahu!
