Autor: Tefik Salihu

Kuvendi komunal përmes një deklarate të përbashkët kërkon kyçjen e komunës së Vitisë në Autostradën “Arben Xhaferi”. Në seancën e jashtëzakonshme me kërkesë të këshilltarëve të VV-së, AAK-së dhe Nismës, rreth moskyçjes së komunës së Vitisë në Autostradën “Arben Xhaferi” në Gërlicë, fillimisht kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, njoftoi për takimet dhe angazhimet e Institucioneve komunale me autoritetet qendrore, rreth mundësisë së kyçjes. Ai njiherit edhe kërkoi një unifikim nga të gjitha subjektet politike që njëzëri të gjejnë mundësin e arritjes së qëllimit, në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.  Njazi Isaku nga VV,  kërkoi që edhe pozita…

Read More

Veprimtari dhe humanisti i  shquar, Zijadin Sylejmani, ka organizuar një ndejë në Viti, me rastin e pensionimit të tij. Në këtë mbrëmje ishin të ftuar familjarë e bashkëvendas të Zijadinit nga Vitia e Shkupi, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast u shtrua darkë për të ftuarit, kurse edhe muzikantë të njohur argëtuan mysafirët. Kryetari Haliti e ka nderuar me mirënjohje  Zijadin Sylejmanin për kontributin e tij të vazhdueshëm, sidomos në arsim. Poashtu shkolla e Smirës dhe të tjerë mysafirë i ka bërë dhurata. Ai së fundmi ishte duke punuar në Ndërmarrjen “Univerzal”…

Read More

Me datën: 14 mars ( e enjte) nga ora 17:00 në Kinemanë e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, do të shfaqet filmi “Zvicra”. Hyrja është falas! Ky film do të shfaqet në kuadër të Javës së Frankofonisë nën organizimin e ambasadës së Zvicrës në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, konkretisht të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun dhe nën mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Filmi është në gjuhën frënge kurse titrat në gjuhën shqipe. Ju mirëpresim…

Read More

Nxënës e mësimdhënës të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në pani të nxënësve, prindërve dhe familjarëve, përmes një manifestimi dhe programi artistik, kanë shënuar 7 Marsin-Ditën e Mësuesit. Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë poezi, monologje e këngë kushtuar shkollëa dhe mësuesit. Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti tha se arsimi në Smirë që nga viti 1946 ka kaluar nëpër sfida të shumta politike e ekonomike. Por, sipas tij  përkundër kësaj, shkollimi dhe puna nuk u ndalën asnjëherë. Për më shumë, ai tha se nga shkolla e Smirës kanë dalë kuadro të përgatitura të profesioneve të ndryshme. Drejtori Sahiti tregoi se…

Read More

Smirasi Zijadin Sylejmani me vendbanim në Shkup, duke pozuar para dhuratës që ia bëri shkollës së Smirës-kopjen e monumentit të “ABC”-së, që gjendet në oborrin e Muzeut të arsimit në Korçë. Këtë vepër, të cilën e ka financuar dhe punuar vet, e ka vendosur në korridorin e shkollës, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit. Dhurata u prit mirë dhe u vlerësua lart nga të gjithë.

Read More

Tajar Hyseni është kryetar i ri i Këshillit të Fshatit Smirë. Ai në këtë post u zgjodh me shumicën absolute të votave, në një proces me votim të hapur, të udhëhequr nga Komisioni Komunal për Zgjedhjen e Këshillave dhe Kryetarëve të Fshatrave, në një takim që u mbajt sonte në lokalet e shkollës, e ku morën pjesë rreth 80 qytetarë. Kundërkandidat i tij ishte Izer Zuka, i cili mori më pak vota. Anëtarë tjerë të këshillit janë zgjedhur poashtu me shumicë votash edhe: Njazi Fejzullahu, Veton Ademi, Granit Avdyli, Florent Imeri, Jakup Demiri, Shefqet Shaqiri, Lirie Mustafa, Arton Elezi, Imri…

Read More