Autor: Tefik Salihu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” prej sot është në librin GUINNESS WORLD RECORD. Agim Agushi dhe Bujar Ajeti kanë shënuar rekord në goditje me kokë në qift për 35 min e 45 sec pandëprerë. Agimi dhe Bujari kanë falënderuar rektorin prof.dr Marjan Demaj dhe dekanin e Fakuktetit të Edukatës Fizike,  prof.dr Musa Selimi për mbështetje. Ky rekord u mbajt në përkujdesjen e Universitetit të Prishtinës.

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka marrë me shqetësim njoftimin e drejtorit të mediumit “Plus Televizion”, Fatos Hetemi, për kërcënimet që janë bërë në drejtim të gazetarit Irfan Maliqi. Gazetari Maliqi siç është bërë e ditur për AGK-në ka shkruar dy tekste, njëri për kthimin e grave nga vatrat e luftës në Siri dhe tjetri për fenomenin e vjedhjeve që ka ndodhur kohëve të fundit në Viti. Për të dyja këto shkrime ai është kanosur përmes dy mesazheve në rrjetin social Facebook. Derisa për rastin e parë dihet kërcënuesi, identiteti i të cilit tashmë është i njohur dhe për…

Read More

Këshilli i Fshatit Smirë falënderon mërgimtarin Muhabi Ferizi, i cili mundësoi shkuarjen e delegacionit të shkollës së Smirës në Shkup, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së shkollës “Hasan Prishtina”. Kryetari i Këshillit të Fshatit, Tajar Hyseni, ka bërë të ditur se z. Ferizi ka hequr harxhimet e udhëtimit për 20 nxënës dhe gati poaq personel të cilët kishin udhëtuar të premten për në Shkup. Përveq programit artistik të përbashkët dhe shoqërimit e njohjes, aty edhe u nënshkrua zyrtarizimi i bashkëpunimit midis Shkollës së Smirës, Shkollës “Hasan Prishtina” të Shkupit dhe Shkollës”Anastas Laska” të Libofshës së Fierit. Z.…

Read More

Nesër fillon Muaji i Ramazanit. Me këtë rast, përfaqësues fetarë e politikë, kanë uruar besimtarët. Myftiu i Kosovës Naim Tërnava në mesazhin e tij është lutur për paqe, duke thënë se ky është një moment reflektimi për ndaljen e gjakderdhjes dhe konflikteve në vende të ndryshme të botës. Ramazani është muaji i mëshirës, rahmetit e solidaritetit, ndaj edhe gjatë këtij muaji ju ftoj që të lutemi që ky muaj i madh, posaçërisht me ibadetin e agjërimit, të jetë një reflektim për ndaljen e konflikteve, trazirave e gjakderdhjeve në vatrat e krizës, e njerëzimi të jetoj në paqe e lumturi. Besimtarët…

Read More

SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira ka hapur një faqe të re në misionin për arsim cilësor me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim e shkëmbish përvojash profesionale me SH.F. “Hasan Prishtina” nga Çairi i Shkupit dhe SH.F. “Anastas Laska” nga Libofsha e Fierit. Nënshkrimi i memorandumit, në prani edhe të kryetarit të Komunës së Çairit,  Visar Ganiu, kryetarit të Këshillit të Komunës së Çairit z. Zahir Bekteshi, mësimdhënësve, prindërve e nxënësve u bë nga drejtoresha e shkollës fillore “Hasan Prishtina” znj. Lulieta Qerimi, drejtori i shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, Xhavit Saiti. Përndryshe shkolla “Hasan Prishtina” ka shënuar…

Read More

Rruga 2 km e gjatë, e cila e lidh fshatin Smirë me Goshicën, përmes zonës bujqësore, të njohur “Rovina”, është shtruar me asfalt. Ishte sot vet kryetari Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesit e fshatit me banorê të Smirës që përuruan këtë segment rrugor të rëndësishëm dhe të nevojshëm. Projekti ishte inicuar më 2011 nga përfaqësuesit e Lagjes së Re, banorë të Lagjes Aliaj që kanë prona aty dhe Drejtoria komunale e Bujqësisë në Viti, kurse është financuar nga buxheti komunal. Ndryshe, për disa vite më parë një sipërfaqe e madhe e tokës, rreth 100 ha ka qenë e bllokuar dhe…

Read More

Përfaqësues të Komunës së Vitisë, në krye me nënkryetarin Hasan Aliu, familjarë e të afërm i kanë bënë nderime ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu, në 20-vjetorin e vdekjes. Me këtë rast u kujtua me respekt vepra dhe kontributi i tij si anëtar i legjislativit kosovar në vitet ’90-a, kur u shpall Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dy dokumente të rëndësishme që i paraprinë lëvizjeve për pavarësinë dhe lirinë së vendit.

Read More

Në Qendrën e Kulturës në qytetin e Fierit u promovua libri “Libri na bashkoi-Smira dhe Libofsha“ me autorët, Nazif Laçi dhe Tefta Deda. Libri përshkruan zhvillimin e ngjarjeve kronologjike të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shkollës 9 vjeçare “Anastas Laska “ në Libofshë dhe shkollës “ Dëshmorët e 5 Prillit “ në Smirë. Libri iu ofron lexuesve aktivitetin njëvjeçar të bashkëpunimit , arritjet , sukseset dhe talentet e dy shkollave.

Read More

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë ka marrë vendim për zëvendësimin e orëve të humbura për një javë ne fund të vitit shkollor, me një kusht, njofton Klan Kosova. Ata kanë kërkuar të iu ndërrohet koeficienti i mësimdhënësve të ciklit 1 deri ne 5, në të kundërtën orët nuk do të zëvendësohen. Shumica e anëtarëve të SBASHK-ut kanë votuar që të kompensohet vetëm një javë. Vendimi u mor në takimin e sotëm të kësaj sindikate

Read More