Autor: Tefik Salihu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve-1 Qershorit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur një delegacion të nxënësve të shkollave fillore të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti ka njoftuar ata me aktivitetet komunale dhe Zyrës së kryetarit, njiherit i është përgjigjur edhe pyetjeve të nxënësve. Po ashtu, nxënësit kanë vizituar edhe ambientet e sallës së Kuvendit komunal, ku janë pritur nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira. Kryesuesi Pira i ka njoftuar me funksionimin e Asamblesë komunale, për përbërjen, misionin e këtij Institucioni në marrjen e vendime të rëndësishme etj. Gjithashtu, nxënësit parashtruan një varg pyetjesh rreth funksionalizimit…

Read More

Në mbedhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është marr vendim për dy kyçje të reja në atustradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në fshatin Gërlicë dhe tjetra në Zonën Industriale në Ferizaj. Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Infrastrukturës për inicimi e procedurave për realizimin e këtyre dy kyçjeve përmes negocimit të drejpërdrejt me kompaninë “Bechtel Enka”, për të evituar procedurat e stërzgjatura të prokurimit. Këtë vendim e kanë përshëndetur kryetari i Vitisë  Sokol Haliti, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës Sali Salihu, zv/ministri Faruk Nura etj.

Read More

Këshilli i Fshatit Smirë ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar me mjete financiare, por edhe  në forma të tjera  për orgabizimin e  Manifestimit të 5 prillit-përvjetorin e rënjes së dëshmorëve të Smirës dhe Ditën e Shkollës. Kryetari i Këshillit të Fshatit Tajar Hyseni, ka bërë publike edhe raportin financiar të kësaj ngjarjeje.

Read More

Të dielën, nga ora 12:00, në Viti, do të inaugurohet shtatorja e dëshmorit Bafti Haxhiu. Ajo do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, afër rrugës që qon në Kabash. Ceremonia zyrtare do të organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Përveç inaugurimit të shtatores, për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Bafti Haxhiu, do të ketë edhe aktivitete tjera.

Read More

Ngushëllimet për Izet Zukën do të pranohen edhe në Gjermani. E pamja do të jetë e hapur, të dielën, më 26 maj 2019, nga ora 10:00, në adresën:  Bundesallee 243-D-42103, Wuppertal. Telefonat për kontakt: +49(0)15774762354-Memeti dhe +49(0)20225319109. I ndjeri ndërroi jetë më 12 maj, në moshën 71 vjeçare.

Read More

Në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë u realizua për herë të parë orë përmes teknologjisë informative. Nxënësit e Kl. VIII-1 Albesa, Albina, Alketa dhe Vlera kanë zhvilluar komplet orën mësimore në lëndën e  Kimisë duke e ilustruar edhe me pamje  në Power Point. Arsimtari Tajar Hyseni ka thënë se kjo parashihet edhe me planprogramin e ri të arsimit në Kosovë. Sipas tij nxënësit vet e kanë organizuar orën sipas planit, duke përsëritur orën e kaluar, duke zhvilluar temën për Hekurin dhe duke dhënë edhe detyrat e shtëpisë.

Read More