Dikush i ka bërë tri herë dëm natyrës afër vendit të quajtur “Smonica”, në Smirë. Njëherë që ka hedhur mbeturina ne natyrë dhe njëherë që i ka djegur ato. Përveq ndotjes së ambientit, është djegur edhe një pjesë e malit përreth. Foto /Zekir Avdiu/
Autor: Tefik Salihu
Me rastin e vdekjes së gazetarit vitias, Ibrahim Sefedini, sot nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe në mbështetje të gazetarëve vitias është mbajtur mbledhje komemorative. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, në fjalën e tij, ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, gazetarëve dhe shoqërisë civile. “Sot është ditë pikëllimi jo vetëm për familjen, por edhe për shokët, miqtë, bashkëpunëtorët e kolegët, por sidomos për komunitetin e gazetarëve, ngase Vitia por edhe Kosova në përgjithësi, humbi një profesionist dhe një gazetar të devotshëm, i cili bëri shumë në fushën e informimit publik”, u shpreh zv.…
Nëndega e LDK-së në Smirë, mbajti dje Kuvendin zgjedhor. Kryetar i nëndegës me vota unanime u rizgjodh Zijadin Ahmeti, si dhe Kryesia e nëndegës.
Në moshën 51 vjeçare, ka ndërruar jetë, sot, gazetari Ibrahim Sefedini. Ai për disa vjet me radhë ka qenë korrespondent nga Vitia i Gazetës “Koha Ditore” dhe po ashtu ka qenë pjesë e shoqërisë civile në këtë komunë. Ka punuar edhe në disa mediume të tjera si: “Kosovalive”, “Epoka e Re”, ‘Radio Zëri i Pozheranit”, RTV “Iliria”, etj. Përveç si gazetar, Ibrahimi ishte edhe pjesëmarrës i shumë organizimeve kulturore dhe sportive në nivel lokal. Ishte shumë aktiv në shoqërinë civile, pjesë e debateve të ndryshme për lirinë e mediave, qeverisjen e mirë dhe demokracinë, përmes OJQ “Elita”. Sefedini vuante nga…
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) thotë se viti shkollor 2018-2019, do të përfundojë më 21 qershor, pa asnjë ditë shtesë, ndonëse Ministria e Arsimit ka obliguar drejtoritë komunale të zgjasin mësimin të paktën edhe për një javë, raporton KTV. Sipas Ymer Ymerit nga kjo sindikatë, mësim shtesë nuk do të ketë, pasi që mësimdhënësit kanë arritur të përfundojnë komplet plan-programin mësimor për këtë vit. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka kthyer në favor të Ministrisë së Arsimit ankesën e SBASHK-ut për zëvendësim të orëve. Në anën tjetër, SBASHK-u, gjatë gjithë kohës, ka deklaruar se mësimi mund…
Ka vdekur sot në moshën 75 vjeçare Naile Hasani (gruaja e Fehmi Hasanit). Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër, më 9 qershor 2019, nga ora 16:30. Ngushëllime familjes Hasani dhe të afërmve të ndjerës!
Granit, Ermand, Ardit, Avdulla, Arianit Avdyli si dhe Jahi e Ilir Sejdiu kanë ndërmarr një aksion për pastrimin e varrezave te Lagjes Aliaj. Ata kanë prerë barin dhe kanë hequr baroja nga hapësira ku gjenden varrezat. Poashtu kanë riparuar edhe shtegun në hyrje.
Kryetari i Degës së PDK-së, në Viti, Bekim Azizi, ka uruar besimtarët, me rastin e Festës së Bajramit. “Të dashur qytetarë të besimit islam të komunës së Vitisë! Më lejoni që në emrin tim dhe të Degës së PDK-së në Viti t’ju uroj festën e Fitër Bajramit, me urimet më të mira që paqja, toleranca, respekti dhe solidariteti mes njëri-tjetrit të jenë vlera themelore të shoqëris sonë. Historikisht këto vlera na kanë mbajtur gjallë dhe të pathyer si komb, andaj uroj që edhe kjo festë të na gjejë sa më të bashkuar dhe me sa më shumë dashuri mes njëri-tjetrit.…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Bajramit, duke dëshiruar lumturi familjare e shoqërore. Ai ka bërë thirrje për më shumë solidaritet e mirëqenie. “Të gjithë besimtarëve myslimanë të komunës së Vitisë, u dërgoj urimet më të mira me rastin e Festës së Fitër Bajramit, duke ju uruar që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti. Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit,…
Nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, kanë zhvilluar edhe një aktivitet bëmirësie. Në prag të Festës së Bajramit grumbulluan dhe shpërndanë 13 pako me artikuj ushqimor, kryesisht dedikuar familjeve me nevojë në fshat. Shkolla ka përshëndetur punën e palodhshme të nxënëseve: Artiola Misini, Rinesë Nuredini dhe Loreta Beqiri. Këtë aktivitet e mbështetën edhe Afrim Salihu, Qefsere Osmani dhe drejtori Xhavit Sahiti. Shkolla ka shprehur falënderim edhe për gjithë nxënësit tjerë dhe prindërit e tyre që mbështetën këtë aksion solidarizimi.
