Punëtorët e Kompanisë “Natyra Smira” duke ujitur drunjtë në rrugën kryesore të Smirës, në kohën kur po mbretërojnë temperatura tropikale. Edhe disa banorë të fshatit i janë bashkuar aksionit dhe po ujisin drunjtë që i kanë para dyerve të tyre. Ftohen edhe banorët e tjerë që jetojnë përreth rrugës kryesore që ta bëjnë të njëjtën gjë, në mënyrë që drunjtë të mos rrezikohen nga thatësia, pasi edhe në ditët në vijim do të kemi vapë. Mbi 200 drunjë ishin mbjellur tetorin e kaluar në Smirë, në kuadër të projektit Partneritete të Qëndrueshëm Komunale, midis fshatit Smirë dhe Komunës sē Vitisë…
Autor: Tefik Salihu
Shumë media qendrore e lokale kanë shkruar për vdekjen e profesorit, gazetarit dhe autorit, Ramadan Asllani. Humbjen e tij e kanë ndjerë edhe kolegët e tij dhe përfaqësues të autoriteteve lokale në Ferizaj. Në një mbledhje komemorative që u mbajt në Ferizaj, Albion Sherifi në emër të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se humbja e Ramadan Asllanit lë zbraztirë në fushën e letrave dhe organizimeve kulturore në qytetin e Ferizajt. Driton Ramadani nga Klubi I GAzetarëve të Ferizajt, tha se Dani për vite të tëra dha kontribut në fushën e gazetarisë, publicistikës por edhe si mësimdhënës.Kjani…
Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, Ramadan Asllani. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 26.06.2019, nga ora 13:00, te varrezat e reja të qytetit në Ferizaj. Ramadani ishte magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, punoi si profesor në Kaçanik dhe Ferizaj por ishte edhe gazetar në “Bota Sot”, “Zëri”, “Kosova Sot” etj. si dhe autor i mbi dhjetë veprave. E fundit që e botoi në tetor të vitit 2018 ishte libri shkencor monografik “Smira-komunikime onomastike”. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndjerit!
Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare Nazmie Quni (gruaja e Azem Qunit). Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, e martë, më 25 qershor 2019, nga ora 17:00. Ngushëllime familjes Quni dhe të afërmve të ndjerit!
Është promovuar sot në Viti libri “Qaushi i Smirës”, i prof. Nazif Laçit. Kjo vepër u vlerësua lart për rëndësinë historike, pasi ka për personazh një figurë nga Smira me një veprimtari atdhetare që nga periudha e kryengritjeve të mëdha shqiptare 1910-1912 deri në vitin 1953. Recensenti Prof. Dr. Daut Bislimit, tha se ky libër është një vëllim monografik me shumë rëndësi. Sipas tij, kjo vepër ka të bëjë me një personalitet siç ishte Feriz Qaushi nga Smira, gjatë historisë në këtë trevë shqiptare, të shekullit të kaluar. Botimi “Qaushi i Smirës”, nuk është thjesht një libër por edhe një burim …
https://www.facebook.com/181419081857/posts/10156924807126858/ Teatri “Adriana” i Ferizajt vjen sot para publikut në Viti me komedinë “Kopraci” të Molierit, me regji të Elmaze Nurës. Shfaqja jepet nga ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës në Viti, në kuadër të Ditëve të Skenës Teatrore. Dje është shfaqur komedia “Vrapo pas gruas tënde” e Rey Conay, nga Teatri i Gjlanit, me regji të Ekrem Sopit. Nesër në program do të jetë komedia “Vëllazëri e interes” e Kristo Floqit, nga Teatri i Qytetit të Vitisë, në regji të Avdi Lutfiut.
Simboli antik i Smirës-Labirinti Rrethor, po instalohet në qendër të fshatit. Ndërtimi i pjesëve prej betoni dhe me lule e gjelbërim, po bëhet në kuadër të Projektit “Rregullimi i hapësirave të gjelbërta të Komunës së Vitisë”, me idenë dhe financimin e Komunës së Vitisë. Poashtu po rregullohet edhe hapësira tek përmendorja me drunjë të gjelbërt dekorativ dhe me ulëse dprej druri. Ndryshe, labirinti Rrethor i Smirës është përfytyrim Dardan i ciklit të jetës dhe i rendit kozmik. Labirinti unik është i qarkut të mbyllur dhe shihet si Gjeometri e Shenjtë. Paraqitja e konceptit të treshit paraqet formulën e krijimit të…
Ka ndërruar jetë sot në moshën 80 vjeçare Daut Aliu. Varrimi do të bëhet sot, me 20 qershor 2019, nga ora 17:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Aliu dhe të afërmve të ndjerit!
Familja Hasani njofton se me rastin e vdekjes se Naile Hasanit (gruaja e Fehmi Hasanit), ngushëllimet do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja do të jetë e hapur të dielën, më 23 qershor 2019, në adresën: Henri-Golay 11, 1203 Gjenevë. E ndjera Naile Hasani ka vdekur më 8 qershor në moshën 75 vjeçare.
Në fshatin e tij të lindjes, Slifteraj i është dhënë lamtumira e fundit fotografit të njohur Mexhit Sadiku, i cili si pasojë e një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta mbrëmë në moshën 53 vjeçare. Sadiku nga opinioni vitias dhe më gjerë, njihej si mjeshtër i fotografisë, i cili me objektivin e tij, përveç fotografive të ndryshme, kishte dokumentuar edhe gjenocidin serb mbi popullatën shqiptare. Në koleksionin e tij, sot gjenden fotografi qysh nga demostratat që ishin organizuar nga populli shqiptar, e deri tek masakrat që ndodhën në luftën e viti 1999. Sadiku njihej si njeri i urtë, dhe…
