Autor: Tefik Salihu

Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Financa, Ekonomi e Zhvillim, do të mbajë dëgjim publik, në Smirë, në lidhje me Draft Buxhetin e vitit 2020-2022. Takimi do të mbahet të premten, më 16 gusht 2019, nga ora 19:00, në lokalet e shkollës së fshatit. Këshilli i Fshatit Smirë, fton të gjithë banorët dhe grupet e interesit që të marrin pjesë në këtë takim dhe t’i paraqesin nevojat dhe kërkesat e tyre. Dëgjimet publike do të mbahen nga 15-23 gusht me banorë të lokaliteteve dhe me grupe të interesit të Komunës së Vitisë.

Read More

Vëllezërit Premton dhe Jeton Idrizi me qëndrim në botën e jashtme, kanë ndihmuar sërish shkollën e Smirës. Sipas një postimi në profilin e shkollës në Facebook, ata kanë financuar sanimin e një defekti në nxemjen qendrore, në vlerë 500 euro. “Kishim knaqësinë që për vizitë në shkollën tonë kishim vllëzërit Premton dhe Jeton Idrizin, bashkatdhetarë me punë në botën e jashtne, të cilët mundësuan financimin e një defekti të më hershëm të nxemjes qendrore në shkollë në vlerë 500 euro. Duhet theksuar se këta dy vëllezër mërgimtarë të fshatit tonë në prill të 2017 kishin financuar ndërtimin e derës hyrëse…

Read More

Komuna e Vitisë ka njoftuar se në kuadër të Manifestimit  “Ditët e Diasporës”, i cili mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Sokol Haliti, do të zhvillohen një varg aktivitetesh të ndryshme që i dedikohen mërgatës vitiase. Sipas njoftimit, nesër dhe pasnesër do të zhvillohen këto aktivitete: E enjte, 1 gusht 2019 10:00-19:00-Panairi rajonal  i produkteve vendore “T`i ruajmë vlerat tona tona tradicionale”, Sheshi i qytetit. 17:00-18:00-Festivali i këngës për fëmijë “Cover Fest 2019”, Sheshi “Mërgimtarët”. 18:30-19:00-Espozitë e artit pamor për mërgimtarë, Sheshi “Mërgimtarët” 19:00-20:30-Koncert Festiv me ansamble dhe shoqëri artistike vitiase dhe këngëtarë të estradës, Sheshi “Mërgimtarët” 20:30-21:00-Shetitje me…

Read More

Policia e Kosovës po kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që gjatë drejtimit të makinës mos ta përdorin telefonin dhe ta respektojnë kufizimin e shpejtësisë. “Apel nga policia. Respekto kufizimin e shpejtësisë. Përqëndrohu në ngasje, jo në telefon. Vendose rripin e sigurisë. Vozit me kujdes, mos shpejto, familja ju pret”, thuhet në mesazhin dërguar qytetarëve të Kosovës.

Read More

Festim Alidema, nga Pozherani, ka nisur karrierë të re në arenën ndërkombëtare të futbollit në Kroaci. Ai prej sot edhe zyrtarisht  është bërë pjesë e KF “Slaven Belupo” nga Koprivnica, që bën gara në Superligën kroate. Festimi ka thënë se është shumë i lumtur për këtë transfer. “Do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e njerëzve që më kanë sjellë këtu dhe të gjithë së bashku t’i arrijmë qëllimet që kemi përpara.  Kam ardhur të jap gola dhe të ndihmojë ekipin të arrijë fitore”, ka thënë Festim Alidema, shkruan faqja zyrtare e klubit të tij të ri,…

Read More

Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet për Ramadan Asllanin do të pranohen edhe në Francë. Vëllau i tij Sabit Asllani me familje, do të haoin të pamen  të dielën, më 14 korrik 2019, nga ora 8:00 e mëngjesit, deri në orën 19:00 e mbrëmjes, në adresën: 100 Route de Taninges 74100, Vétraz-Monthoux. Ramadan Asllani ka ndërruar jetë para dy javësh në moshën 62 vjeçare në Ferizaj.

Read More

Ka ndërruar jetë sot në moshën 105 vjeçare, Rabije Ismajli-Ibishi (nëna e Azem dhe Sami Ibishit). Varrimi i saj do të bëhet nesër, më 11 korrik 2019, nga ora  13:00, në Smirë. Rabije Ibishi konsiderohet të ketë qenë ndër pak personat më të moshuar në Kosovë. Ngushëllime familjeve Ismajli dhe Ibishi dhe të afërmve të ndjerës!

Read More

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka miratuar sot Kornizën Afatmesme Buxherore 2020-2021. Seanca e sotshme ishte vazhdim i asaj së të enjtes, e cila ishte ndërprerë në mungesë të kuorumit, pasi opozita kishte braktisur mbledhjen. Ndonëse edhe këtë seancë, pjesa dërmuese e këshilltarëve të opozitës nuk mori pjesë, megjithatë Kuvendi kishte kuorumin e mjaftueshëm dhe procedoi me pikat e rendit të ditës. Propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), 2020-2021, e paraqiti drejtori për Financa dhe Zhvillim ekonomik Ibrahim Rama, i cili mes tjerash theksoi se ky projeksion i buxhetit për vitin 2020 është 12 mil. 305…

Read More

Delegatët e Kuvendit IX zgjedhor të Degës së LDK-së në Viti, unanimisht kanë rizgjedhur edhe për një mandat Sokol Halitin për kryetar. “Gjatë procesit ka pasur interesim të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë. Kryetarit dhe Kryesisë, punë të mbarë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Read More