Autor: Tefik Salihu

Piktori prof. Visar Iseni ka hapur në galerinë nacionale “Stacioni i Vogël” në Shkup ekspozitën e tretë personale të titulluar “PORTRET”.  Në këtë ngjarje  morën pjesë mysafirë nga rajoni, si dhe nga Republika e Kosovës. Ekspozita do të jetë e hapur edhe në ditët në vijim të kësaj jave. Visar Iseni duke i mbetur besnik gjuhës realiste figurative, nëpërmjet teknikës me laps dhe asaj të kombinuar në letër dhe pëlhurë, ja doli të shpalos një ikonografi të pasur portretesh. Portretet e tij janë aktorë, modele, shkrimtarë, humanistë dhe fytyra të tjera, duke mos munguar personazhe të zakonshme. Duke shikuar portretet…

Read More

Në Viti koalicioni AAK-PSD, tashmë i ka caktuar emrat  me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 6 tetorit. Faruk Nura, Samet Dalipi dhe Salih Salihu do të jenë kandidatët e koalicionit në fjalë nga Vitia në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo është konfirmuar sot pas një takimi që është mbajtur në ambientet e degës së AAK-së në Viti, të udhëhequr nga kryetari Faruk Nura, ku merrnin pjesë edhe strukturat partiake nga niveli qendror i dy subjekteve në garën zgjedhore. Faruk Nura, si nikoqir i këtij takimi ka thënë se janë dakorduar që të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore…

Read More

Në ditën e parë të vitit shkollor 2019/2020 shkolla e Smirës kishte  për vizitë drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Vitisë,  Milot Lala, zyrtarin për Rini e Sport, Emrush Azemi,  së bashku me KFOR-in Amerikan, kryetaren e Këshillit të Veprimit Lokal në Viti Sadie Lutfiu dhe përfaqësuesen e korpusit ameriakn të Paqes në Viti.  Përpos që  uruan dhe dëshiruan punë të mbarë, nxënësve u ofruan edhe dhurata simbolike. Shkolla është shumë falenderuese për këtë vizitë.

Read More

Veton Ademi nga Smira është në mesin e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës. Veton Ademi ka mbaruar Fakultetin  e Bujqesisë-Prishtinë, ka bërë Master në fushën e Bujqesisë-Tiranë. Në periudhën 2009-2012 ka qenë Këshilltar në projektin “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë”, të implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation. Tri vite ka qenë zyrtar per Bujqesi ne K.K Viti dhe së fundmi pesë  vite drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti. Kryesia e Degës së LDK-së në Viti, ka njoftuar se në listën e kësaj partie nga komuna e Vitisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare…

Read More

Njoftohen të afërmit, bashkëvendasit dhe miqtë se ngushëllimet për Faik Beratin do të pranohen edhe në Smirë, të shtunën dhe të dielën më 30 gusht dhe 1 shtator 2019, te Ajet Berati. Faik (Xhemajl) Berati ndërroi jetë para 10 ditësh në moshën 69 vjeçe, në Shkup. I ndjeri nga viti 1978 ishte shpërngulur nga Smira dhe jetonte në Shkup. Ngushëllime familjes Berati në Smirë dhe në Shkup!

Read More

Kryetari i LDK-së në Viti dhe kryetar i komunës, Sokol Haliti, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, se sot në Viti do të vijë kandidatja për kryeminstre të vendit,  Vjosa Osmani. “Të nderuar qytetarë të Vitisë! Anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sot qytetin tonë e nderon me vizitën e saj kandidatja për kryeministër të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Prandaj ju ftoj që bashkë me ju më 28.08.2019 në ora 18:00 në sheshin e qytetit të Vitisë ta presim kryeministrën e ardhshme të Kosovës, Vjosa Osmanin”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Pas një sëmundje të shkurtër,  ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçe, në Shkup, Faik (Xhemajl) Berati. Varrimi do të bëhet sot më 19 gusht 2019, në varrezat e Bllacës. Kortezhi niset pas Namazit te Drekës nga Xhamia e Bedrit, në Butel 1. I ndjeri nga viti 1978 ishte shpërngulur nga Smira dhe jetonte në Shkup. Ngushëllime familjes Berati në Smirë dhe në Shkup!

Read More