Autor: Tefik Salihu

Familja Demiri njofton se ngushëllimet për Rabishe Demirin (gruan e Jusuf Demirit), do të pranohen edhe në Gjermani. E pamja do të hapet të dielën, më 29 shtator 2019, nga ora 09:30-18:00. Adresa: Albin-Köbis Straße 3, 51147 Köln. E ndjera ka ndërruar jetë para dhjetë dite, në moshën 74 vjeçare. Telefonat për kontakt: 01717219195 Reshati. 01739086178 Fuadi. 01742607024 Burhani. 01637258787 Irfani.

Read More

Sot, në orën 16:00, mbahet ceremonia e varrimit të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca. Ajo vdiq të enjten pasi kishte komplikime shëndetësore gjatë lindjes. Në ora 11:00 do të mbahet edhe mbledhje komemorative në RTK. Ardita Sylejmani-Bllaca ka punuar prej dhjetë vitesh në Televizionin Publik. Ajo kishte përfunduar studimet themelore në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ku ishte ku i vazhduar edhe studimet në nivelin master. Ka raportuar në fushën e drejtësisë dhe sigurisë ndërsa ka realizuar qindra intervista me personalitete vendore e ndërkombëtare. Pas vetes ka lënë tre fëmijë përfshirë edhe fëmijën e porsalindur. Ajo vdiq pasi kishte komplikime…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta (në mungesë përmes këshilltarit Ylli Asllani), i ka akorduar veprimtarit Tahir Shabanit titullin: -“Për merita të veçanta civile”. Në motivacionin e kësaj mirënjohje theksohet shërbimi i çmuar i veprimtarit Tahir Shabanit në sensibilizim të faktorit shqiptar në botë dhe kontributi i tij në rritjen e bashkëpunimit të organizatave dhe institucioneve shqiptare me homologët ndërkombëtar. Gjithashtu vlerësohet edhe roli i tij sa i përket njohjeve dhe zgjerimit të kontakteve të lëvizjes sindikaliste shqiptare me partnerët europian. Nga ana e tij veprimtari Tahir Shabani shprehu mirënjohje Presidentit te Republikës se Shqipërisë për dekoratën e lartë…

Read More

Sot më 17 shtator 2019, u bënë tetë vjet që kur u nda nga jeta                        SHPEND (ISAK) HALITI Koha vështirë po kalon, e jeta po na duket hijerëndë. Asgjē nuk na e shuan mallin për ty. Qysh se ike nga kjo botë, të kujtojmë çdo moment me dashuri. Jetojmë me dhembje që të humbëm, por krenarë që të patëm, më i dashuri Shpend! Me mallin për ty: Babai Isaku, nëna Shahadija, vëllai Behari dhe motrat Vlora e Arbnora nga Smira e Vitisë.

Read More

Komuna e Vitisë do të ketë gjithsej 18 kandidatë në listat zgjedhore të subjekteve politike ( 4 parti dhe dy koalicione parazgjedhor) për Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Këta janë të propozuarit që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit 2019: AAK-PSD Faruk Nura Samet Dalipi Sali Salihu LDK Hasan Aliu Fatbardha Emini Veton Ademi Drilon Pira Marigona Geci-Lala Nisma-AKR-PD Kastriot Sylejmani Mervan Rexhepi Tasim Halabaku PDK Bekim Azizi Fahrush Azemi Partia Euro-Atlantike (PeK) Sherif Hasani Vetëvendosje Mentor Hyseni Njazi Isaku Mirlinda Sadiku Imri Demelezi Vërejtje: Renditja është bërë në bazê të rendit alfabetik. Kurse shorti i renditjes së subjekteve…

Read More

Kryetari i PDK-së, në Viti, njëherit kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Azizi, së bashku me bashkëpuntorë ka mbajtur, mbrëmë, takim me bashkëvendësit, në Smirë. Ai gjatë takimit u ka thënë të pranishmëve se Smira e ka rastin historik që me mbështetjen e kandidaturës së tij t’i hapë rrugë investimeve dhe përfaqësimit sa më dinjitoz të saj. “Besoj që Smira po flet hapur në mbështetjen time e unë do flasë me punë e sinqeritet për vendlindjen time”, ka thënë ndër të tjera Azizi. Ai njëherit i  ka falenderuar smirasit të cilët po i ofrojnë mbështetje të parezervë. “Falemnderit,…

Read More

Bekim Azizi ështê kandidat për deputet i PDK-së nga fshati Smirë. Ai këtë lajm e ka konfirmuar edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook. “Konfirmoj kandidaturën për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bekim Azizi. Ai është profesor në Shkollën e Mesme Profesionale “Hoxhë Jonuz Zejnullahu”. Aktualisht është  kryetar i Degës së PDK-së në Viti dhe këshilltar komunal nga kjo parti në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Read More