Në Viti u shënua Dita Botërore e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite është vizituar ambienti ku bëjnë qëndrim ditor të moshuarët vitias. Me këtë rast atyre iu është matur tensionit arterial, glikemia, si dhe u janë dhënë këshilla si të mbrohen nga ushqimi e të merren me aktivitete fizike etj. Po ashtu është bërë edhe shpërndarja e fletushkave me këshilla për sëmundje kronike. Sipas dr.Vjollca Kadolli- Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, aktivitete të tilla po shënohen me qëllim të sensibilizimit tê qytetarëve për sëmundje të ndryshme.
Autor: Tefik Salihu
Ka ndërryar mbrëmë jetë në moshën 80 vjeçare Nexhibe Sejdiu (gruaja e Sejdi Sejdiut). Varrimi do të bëhet në orën 14:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të ndjerës!
Ka ndërruar sot jetë në moshën 62 vjeçare Zejnulla (Ismet) Halili. Varrimi bëhet të martën, më 1 tetor 2019, në ora 16:00, (me ikindi) në Smirë. Ai ishte sekretar i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, në Viti. Ngushëllime familjes Halili dhe të afërmve të ndjerit!
Ekipi i vajzave të shkollës së Smirês në futboll kanë shënuar suksesin e radhës. Ato, të udhëhequra nga arsimtari i Kulturës Fizike, Shaqir Ibrahimi, kanë zënë vendin e dytë në garën e futsallit, në kuadër të Javës evropiane të sportit. Ky program u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komisioni Evropian. Në këto gara morën pjesë shkolla nga shtatë rajone të Kosovës. Kjo ishte hera e parë që Komuna e Vitisë u përfaqësua në kategorinë e futsallit për femra. Shkolla ka falënderuar nxënëset si dhe mësimdhënësin Shaqir Ibrahimi për kontributin e dhënë në këtë garë.
Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se të martën, më 1 tetor 2019, do të mbajë tubim zgjedhor në Smirë. “Ftoheni të merrni pjesë në tubimin e madh zgjedhor të nëndegës së LDK-së në Smirë, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë. Tubimi mbahet më 1 tetor 2019 (e martë), nga ora 19:00, te shkolla e fshatit”, thuhet në njoftimin e nëndegës së LDK-së në Smirë.
Ekipi i Shërbimit të Vazhdueshëm Profesional nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, duke ua kontrolluar tensionin e gjakut kalimtarëve në Ditën Botërore të Zemrës. Koordinatorja për Edukim Shëndetësor në Komunën e Vitisë, Fatime Bekteshi tha se përveç kësaj kalimtarëve po iu jepen edhe këshillime dhe fletëpalosje me këshilla e rekomandime e si ta mbajnë shëndetin e mirë e sidomos zemrën e shëndoshë. “Ushqehuni shëndetshëm, merruni me aktivitete fizike, mos pini duhan dhe alkool, bëni vizita të rregullta mjekësor”, ka rekomanduar Bekteshi.
Koalicioni AAK-PSD njofton se sot më 29 shtator 2019, do të mbajë tubim zgjedhor në Smirë. “Të nderuar qytetarë të fshatit Smirë, ju njoftojmë se sot duke filluar nga ora 18:00, në objektin e shkollës së fshatit do të mbahet një takim me strukturat e koalicionit AAK-PSD, ku pos shpalosjes se planprogramit politik do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputet nga ky koalicion, thuhet në njoftim.
Partia Demolkratike e Kosovës njofton se të dielën, do të mbajë tubim parazgjedhor në Smirë. “Ju njoftojmë se me datën 29.09.2019 në ora 20:00 në Shkollën Fillore”Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin madhështor për ta përkrahur kandidatin tonë nga Smira, Bekim Azizin me nr. 82 për deputet në Kuvendin e Kosovës. #PDK112#BekimAzizi82”, thuhet në njoftim.
Në Shkollën e Smirës për herë të parë po zbatohet platforma e të mësuarit online ‘‘SchoolME’’, e cila u mirëprit mjaft mirë nga nxënësit dhe mësimdhënësit. Është kjo një platformë e të mësuarit online mjaft atraktive, e cila udhëhiqet nga Iris dhe Asllan Gjinovci. Kjo platformë u bë e mundur falë ndërmjetësimit të vëllezërve Rrahmani nga fshati Smirë, përmes të cilës shkolla jonë përfiton mësim digjital pa pagesë për një vit shkollor, 2019-2020. Shkolla e falënderon Iris dhe Asllan Gjinovcin si dhe vëllezërit Rrahmani për këtë donacion mjaft me vlerë.
Vajzat e Smirës dijnë ta luajnë futbollin më së miri në Komunën e Vitisë. Ekipi i vajzave i SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, të udhëqura nga arsimtari i Kulturë Fizike Shaqir Ibrahimi, kanë fituar vendin e parë në garat që janë zhvilluar në nivel komunal midis shkollave fillore, të mesme të ulëta. Kurse ekipi i djemve nga shkolla e Smirës arriti të rrëmbejë vendin e dytë.
