Smira është në pikëllim për mësuesen Fatime Xheladini. Ajo i mbylli dje sytë përgjithmonë, vetëm një orë pasi kishte përfunduar orarin e rregullt të punës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Lajmi për vdekjen e saj, në moshën 61 vjeçare, preku thellë të gjithë që e kanë njohur, sepse mësuesja Fatime, që nga viti 1982 si edukatore e nivelit parashkollor, ka përcjellë shumë gjenerata. Nxënësit, kolegët, prindërit, udhëheqja e shkollës dhe autoritetet lokale arsimore, i kanë bërë nderimet më të larta mësueses së urtë, të dashur dhe të zellshme. Vepra dhe personaliteti i…
Autor: Tefik Salihu
Ka ndërruar sot jetë, në moshën 61 vjeçare, mësuesja Fatime Xheladini. Ajo për vite me radhë ka punuar si edukatore në Shkollën “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, duke përcjellë shumë gjenerata nga niveli parashkollor. Varrimi do të bëhet të enjten më 31 tetor 2019, nga ora 16:00. Paraprakisht nga oea 11:00, në lokalet e shkollës së fshatit do të mbahet mbledhje përkujtimore. Ngushëllime familjes Xheladini, të afërmve dhe kolegëve të së ndjerës!
Organizuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti sot në Viti, është mbajtur një takim në mes të përfaqësuesve të këshillave të fshatrave, përfaqësuesit nga DORSCH/CDI , Astrit Vokshi dhe Muhamed Suliqi – Kryeshef ekzekutiv nga Kompania Rajonale e Ujërave “Hidromorava”- Gjilan. Takimi është mbajtur me qëllim që fshatrat e Komunës së Vitisë, të cilët nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të njoftohen rreth paqartësive, konkretisht rreth projekteve të ujësjellësit që janë realizuar dhe po realizohen në bashkëpunim të Komunës së Vitisë me DORSCH/CDI. Poashtu aty u fol edhe për hapat e mëtutjeshëm për sigurimin sa më të…
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, Shehride Sylejmani-Hyseni (gruaja e Latif Hysenit). E pamja do të jetë e hapur në Sllatinë te Epërme më 26, 27 dhe 28 tetor 2019. Ndërsa në Smirë më 28, 29 dhe 30 tetor 2019 në shtëpinë e Muhamet (Latif) Hysenit. Ngushëllime familjes Hyaeni dhe Sylejmani!
Xhamia e Smirës është shndërruar në punishte të vërtetë. Me inciativën e Këshillit të Xhamisë dhe me mbështetjen e disa mërgimtarëve dhe banorëve tashmë është instaluar sistemi i ngrohjes qendrore dhe është vendosur dyhemeja e re me laminat. Ndërkohë do të vendoset edhe kalldaja ndër më modernet. Poashtu është bërë izolimi i dritareve të kupolës për të evituar grumbullimin e pluhurit dhe insekteve në atë pjesë ku pastrimi i xhamave është më i vështirë. Në anën tjetër, është duke u punuar në lokalet ndihmëse të Xhamisë-po rregullohen me pllaka qeramike toaletet dhe hapësira për pastrimin e kufomave. Mirëpo për të…
Vëllezërit smiras Zijadin dhe Milaim Sylejmani me vendbanim në Shkup, kanë ngritur një urë në Smirë. Ata thanë se e kanë parë të nevojshme financimin e kësaj infrastrukturë mbi përrockën e fshatit, për të lehtësuar qarkullimin e banorëve. Ura ka lidhur rrugët “Sherif Azizi” dhe “Ahmet Demiri”. Projektin vullnetarisht e kanë bërë Ing. Ardian Sejdiu dhe Ing. Sedat Hamiti. Vëllezërit Sylejmani në vazhdimësi kontribuojnë për fshatin e tyre të origjinës.
USAID fton të rinjtë në një sesion informues në Smirë ku do të prezantohen mundësitë për të aplikuar në aktivitetet e Up to Youth si: trajnime, punë vullnetare dhe punë praktike. Up to Yout fuqizon rininë që të ndikojnë pozitivisht në komuniitetet e tyre dhe të rrisë qëndrueshmërinë e të rinjve ndaj sjelljeve të rrezikshme. USAID fton të gjithë të rinjtë smiras që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kontribuar në një mjedis që mbështet angazhimin e të rinjve dhe u mundëson atyre të punojnë për ndryshime pozitive në Kosovë. Takimi do të mbahet të hënën, më 14 tetor 2019,…
Veton Ademi, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit garoi në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë që e kanë përkahur dhe ndihmuar në këtë proces. “Të dashur qytetarë të Kosovës, në veçanti ju smiras dhe vitias. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e së dielës. Po ashtu falënderoj aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që gjatë këtyre ditëve nuk kursyen asgjë. Falënderoj edhe familjarët e mi që më qëndruan afër gjatë gjithë kësaj kohe duke më inkurajuar dhe mbështetur pa rezervë. Çdo votë e juaja më…
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Denolratike e Kosovës, Bekim Azizi, ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. “Të dashur qytetarë të Vitisë dhe gjithë Kosovës, Më lejoni që t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe kulturën e lartë politike e qytetare të treguar në ditën e zgjedhjeve . Gjithë përkushtimin tim jetësor e politik e kam bërë mbi bazën e respektit, sinqeritetit e besimit në institucionet e Republikës andaj bashkë me ju do vazhdojmë përkushtimin tonë të përbashkët për ti shërbyer sa më mirë shtetit dhe qytetarëve…
Smira dhe në përgjithësi Komuna e Vitisë mbetën pa një intelektual të shquar dhe pa një njeri të mirë. Me nderime të larta institucionale dhe shoqërore, sot iu dha lamtumira e fundit Zejnulla (Ismet) Halilit, i cili nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes, duke ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare. Personaliteti, puna dhe veprimtaria e tij, u lavdëruan nga pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit. “Për Zenën ka shumëçka të flitet, por është momenti të mos e zgjasim, ngase si individ dhe personalitet ka lënë gjurmë të pashlyeshme, të cilat do të mbesin edhe pas vdekjes së tij. Ai ishte një njeri…
