Pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, ku si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë e qindra të tjera janë lënduar, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapara për nder të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit. Me këtë vendim, anulohen gjitha programet kulturo-artistike, sikur edhe seanca solemne e Kuvendit Komunal. “Bashkëndiejmë dhembje me vëllezërit tanë në Shqipëri. Tërmeti fatal që morri jetën e dhjetëra qytetarëve dhe qindra të lënduarve, na ka prekur thellë të gjithëve, andaj institucionet komunale të Vitisë, posaçërisht njësia e Zjarrfikjes në Viti, është mobilizuar dhe…
Autor: Tefik Salihu
Këshilli i Fshatit Smirë ndan dhembjen për viktimat dhe shpreh brengên dhe keqardhjen për të prekurit nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë. “Këshilli i Fshatit Smirë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në tragjedinë e sotme në Shqipëri. Sinqerisht Kshilli i fshatit Smirë!”, thuhet nga Këshilli i Fshatit Smirë.
SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, shkaku i tërmetit që goditi Shqipërinë. “Njoftojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që nesër ( 27.11.2019, e mërkurë) nuk do të ketë program festiv për 28 Nëntorin (Festën e Flamurit ). Pra anulohen të gjitha aktivitetet festive në shkollën tonë për arsye të solidarizimit me shqiptarët e Shqipërisë pas fatkeqësisë natyrore që ndodhi sot”, thuhet në njoftim. Shkolla e Smirës më tutje u shpreh ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre, duke u lutur që të ketë…
Një tërmet është regjistruar pak para orës 04:00 në Shqipëri, por më pas u dëgjua në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Sipas Qendrës europiane të tërmeteve, epiqendra e tërmetit është në Koman të Shqipërisë dhe shkalla e tërmetit është 6.3 të Rihterit. Raportohet edhe për viktima në njerëz dhe dëme materiale.
SH.K.A “Jonuz Ramadani” organizon program artistik për nder të Festës së 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditë së Flamurit Kombëtar. Programi mbahet të mërkurën, më 27.11.2019 ora 14.00 në fshatin Smirë.
Ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare Emine Hyseni (gruaja e Samet Hysenit). Varrimi do të bëhet sot, më 23 nëntor 2019, nga ora 13:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Hyseni dhe të afërmve të ndjerës!
Familja Ramadani njofton se ngushëllimet për Zymrie (Ramadani) Haziri, do të pranohen edhe në Smirë. E pamja do të jetë e hapur të shtunën, më 16 nëntor 2019, te shtëpia e Remzi Ramadanit. E ndjera ka ndërruar jetë më 12 nëntor, në moshën 83 vjeçe, në Beguncë. Ngushëllime familjeve Ramadani dhe Haziri!
Së shpejti në duar të lexuesve do të jetë monografia “Muharrem Metushi-Bali, misionar shembullor i arsimit kosovar”, i autorit Tefik Ajvazi-Mjaku. Promovimi do të bëhet të shtunën, më 9 nëntor 2019, nga ora 11:00, në Restorant “Lindi”, në Viti.
Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare Sadije Jetishi (bashkëshortja e Bedri Jetishit). Varrimi do të bëhet të shtunën, më 2 nëntor 2019, nga ora 12:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Jetishi dhe të afërmve të ndjerës!
Vogëlushi Yll (Hasim) Idrizi, katër vjet e gjysmë, nga Smira e Vitisë, ka nevojë për ndihmë pasi vuan nga sëmundjet si probleme me kokë epilepsi, me shikim (sytë). Familjarët janë duke kërkuar ndihmë për shërimin e tij. Mjekët kanë rekomanduar të dërgohet për shërim në Turqi, por familja nuk mund t’i përballojë harxhimet, për shkak të gjendjes ekonomike. Familja e Yllit bën lutje që t’i ndihmohet për shërimin e tij sa më të shpejtë, duke kontribuar me mjete financiare, gjithkush sipas mundësisë. Ata që shprehin vullnetin për të ndihmuar, mund ta kontaktojë personalisht babanë e Yllit, Hasimin apo të derdhin…
