Qendra tregtare “Emi Center” në Viti ka dhuruar pako ushqimore për 8 familje në Smirë, për Festën e Vitit të Ri. Këshilli i Fshatit Smirë, me kryetarin Tajar Hyseni, ka falënderuar donatorin për kujdesin e treguar ndaj familjeve në nevojë, në prag të festës.
Autor: Tefik Salihu
SHKA “Jonuz Ramadani” organizon koncert për bashkatdhetarë në Smirë. Programi do të shfaqet të shtunën, më 28 dhjetor 2019, nga ora 14:00, në lokalet e shkollës. Koncerti ishte paraparë të mbahej para një muaji, por ishte anuluar në shenjë solidarizimi me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ndërmarrja “Smira” me pronarin Njazi Fejzullahu, edhe këtë vit , sikur viteve tjera, iu bëri dhurata të gjithë nxënësve të nivelit fillor dhe parafillor të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”. Shkolla ka falënderuar donatorin për mbështetjen e vazhdueshme që i jep.
Familja Salihu njofton se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Fetije Salihu-Abazit, do të pranohen edhe në Smirë, të hënën më 23 dhjetor 2019, në shtëpinë e vëllaut të saj, Beshir Salihut, në Rr. “Metush Ibrahimi”. E ndjera ka ndërruar jetë më 19 dhjetor 2019, në moshën 76 vjeçare, në Sllatinë të Epërme, ku ka qenë e martuar.
Ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare Isuf (Ramiz) Ukshini. Varrimi do të bëhet sot, me 16 dhjetor 2019, nga ora 15:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Ukshini dhe të afërmve të ndjerit!
Kuvendi Komunal i Vitisë ka ndarë 3000 € ndihmë financiare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe 1000 € euro për familjen Abazi nga Livoqi i Gjilanit, e cila humbi dy anëtarë. Përndryshe kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur me propozimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe është përkrahur nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë dhe atë pa dallim partie.
Ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçe, Naime Zuka. Varrimi do të bëhet nesër, më 2 dhjetor 2019, në varrezat e fshatit Smirë, me faljen e Namazit te Ikindisë. Ngushëllime familjes Zuka dhe të afërmve të ndjerë!
Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçe, Vahide Avdyli (gruaja e Avdulla Avdylit). Varrimi do të bëhet të premten, më 29.11.2019, nga ora 14:30, në Smirë. Ngushëllime familjes Avdyli!
Komuna e Vitisë njofton qytetarët, bizneset dhe ndërmarrjet tjera afariste, organizatat e shoqatat si dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, se mund të kontribuojnë kryesisht me mjete financiare, por edhe me artikuj ushqimor të konzervuar. Mjetet financiare mund të deponohen në llogarinë bankare: 1302003012569631 në BpB. Kurse të mirat materiale në ushqime do të pranohen nha Kryqi i Kuq dhe Shoqata Humanitare “Nëna Terezë”, në objektin e Njësisë së zjarrfikësve në Viti prej 28 nëntor deri më 6 dhjetor, nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Për çdo informatë mund…
Hasim Idrizi nga Smira kërkon ndihmë për djalin e tij, Yll Idrizi, i cili do të ketë një intervenim kirurgjik në të dy sytë në spitalin Sistina në Shkup. Operacioni do t`i kushtojë 3500 euro, por familja nuk është në gjendje ta përballojë, prandaj ka nevojë për mbështetje. Mjetet financiare mund të derdhen në llogarinë banakre 1507021001822615 në Rafaissen Bank. Telefoni pwr kontakt 046118637 dhe 046115210
