Ka mdërruar jetë në moshën 56 vjeçare Sahide Zuka (gruaja e Heset Zukës). Varrimi do të bëhet të dielën, më 16.02.2020, nga ora 15:00 në fshatin Smirë. Ngushëllime familjes Zuka dhe të afërmve të ndjerës!
Autor: Tefik Salihu
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it, me të cilën Komuna e Vitisë ka bashkëpunim në kuadër të agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Gjatë këtij takimi ka marrë pjesë edhe profesor Arben Mehmeti, nga Universiteti “Hasan Prishtina”. Aty është folur për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Komunën Kirchhain të Gjermanisë. Kryetari Haliti ndër tjerash e ka çmuar lart bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me Kirchhainin e Gjermanisë por edhe bashkëpunimin e fshatit Smirë…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim nxënësit dhe përfaqësuesit të Shkollës së Mesme Fillore të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira , konkretisht vajzat e kësaj shkolle, të cilat kanë marrë pjesë në garat e ndryshme të futsallit nga janë kthyer me rezultate inkurajuese. Drejtori i shkollë, Xhavit Sahiti, bëri me dije se vitin e shkuar vajzat kanë zënë vendin e dytë në garat republikane në futsall. Ndërkaq kryetari Haliti i përgëzoj për sukseset e arritura dhe potencoi se Komuna e Vitisë, do të shikojë mundësitë e përkrahjes së tyre.
Saherë që i jepet mundësia kthehet pak edhe në Smirë. Prof. Rainer Waldhardt, i shoqëruar nga Prof. Arben Mehmeti, mbrëmë është pritur nga Këshilli i fshatit dhe është njoftuar me zhvillimet aktuale këtu dhe planet për të ardhmen. Kryetari i Këshillit të Fshatit Smirë, Tajar Hyseni e ka falënderuar Prof. Rainer për interesimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe marrëdhënje të dyanshme. E Prof. Rainer në bisedë me drejtorin e shkollës Xhavit Sahiti kanë shqyrtuar mundësinë e krijimit të një pjese të energjisë alternative përmes paneleve solare që do të mund të vendoseshin nē kulmin e shkollës apo edhe…
Ka ndërruar mbrëmë jetë në moshën 58 vjeçare Ruzhdi Zuka. Varrimi do të bëhet sot, më 13.02.2020, nga ora 15:00. Ngushëllime familjes Zuka dhe të afërmve të ndjerit!
Këshilli i Fshatit Smirë fton qytetarët në takimin e radhës, që do të mbahet më 13.02.2020 (e enjte), nga ora 20:00, në lokalet e shkollës. Rendi i ditës: -Kyçja individuale në ujësjellësin e fshatit. Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kompanisë “Hidramorova”, si bartëse e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit. Me nderime: Këshilli i Fshatit Smirë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezi, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kryeministri Kurti, me këtë rast, i ka uruar Demelezi punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme. Imri Demelezi është nga Vitia. Ai ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamemtare nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ka ndërruar sot jetë, në moshën 76 vjeçare, Feriz Idrizi. Varrimi do të bë bëhet sot më 6 shkurt 2020, nga ora 16:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Idrizi dhe të afërmve të ndjerit!
Studentja e Gazetarisë në Universitetin Sorbonne në Paris, si dhe gazetare në gazetën e njohur nacionale franceze “L’equipe”, Lise Boulesteix, duke bërë fotografi në periferi të Smirës së Vitisë. Ajo ka trajtuar ndikimin e kontributit të diasporës në ekonominë e komunitetit smiras dhe ka vizituar edhe shkollën e fshatit. Gazetarja nga Parisi tha se këtë temë ia kishin aprovuar profesorët e saj si detyrë të studimeve, kurse kontaktin e kishte vënë përmes gazetarit Tefik Salihu, pasi kishte hasur në disa artikuj për Smirën. Lise Boulesteix është pjesë e një ekipi prej 32 studentëve të cilët po vizitojnë shtetin më të…
Tre muaj pa më të shtrenjtën FATIME XHELADINI 1958-2019 Dhembja për ty nuk na shuhet, ani që koha po kalon. U bënë tre muaj që kur ike nga kjo botë. Sa shumë po na mungon. Na merr malli për ty, sepse të patëm gjithçka në jetë. Do të kujtojmë përherë të dashur e të urtë. Me shumë mall, familja Xheladini nga Smira.
