Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare Hajrie Azizi (gruaja e Haki Azizit). Varrimi do të bëhet sot, më 13 mars 2020, nga ora 15:30, në Smirë. Ngushëllime familjes Azizi dhe të afërmve të ndjerës!
Autor: Tefik Salihu
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare Adem Çuni. Varrimi do të bëhet sot, më 13 mars 2020, nga ora 13:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Çuni dhe të afërmve të ndjerit!
Komuna e Vitisë ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen nga 21 deri me 26 mars, në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor e Sportiv „Flakadani i Karadaku“, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Kjo u bë e ditur sot nga nënryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu gjatë takimit me Komisionin Komunal për organizmin e këtij manifestimi. Për masat mbrojtëse që po ndërmerr Komuna e Vitisë, në veçanti sektori i shëndetësisë gjatë këtij takimi ka folur Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti. Ajo tha se me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ky virus duhet të anulohen…
Kuvendi Komunal i Vitisë përmes një deklarate të përbashkët të miratuar sot në një seancë të jashtëzakonshme, kërkon kyçjen e Komunës së Vitisë në autostradën Prishtinë-Shkup përmes Gërlicës. Këshilltarët kërkuan që për këtë kyçje të parashihet edhe ndarja e buxhetit për vitin 2020. Këtë deklaratë e ka mbështetur edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kurse ëahtë votuar unanimisht nga të gjithë këshilltarët prezentë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një takim të përbashkët me drejtorët e drejtorive, Policinë e Kosovës, shefat e grupeve të këshilltarëve të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe shoqërisë civile, për t’u njoftuar rreth masave që ka ndërmarrë mbrëmë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ai gjithashtu i njoftoj ata rreth masave parandaluese që ka ndërmarrë kjo komunë me mekanizmat relevantë. Kryetari Haliti kërkoi nga të gjithë që të ndjekin udhëzimet që vijnë nga niveli qendror por edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse akoma në Kosovë zyrtarisht nuk…
Veton Ademi është emëruar këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Qeverinë e Kosovës, Besian Mustafa. Këtë e ka bërë të ditur vet Vetoni përmes një statusi në profilin e tij në Facebook. Ai ka mbaruar Fakultetin e Bujqesisë-Prishtinë, ka bërë Master në fushën e Bujqesisë-Tiranë. Në periudhën 2009-2012 ka qenë Këshilltar në projektin “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë”, të implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation. Tri vite ka qenë zyrtar për Bujqësi ne K.K Viti dhe së fundmi pesë vite drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti. Në zgjedhjet e fundit parlamentare…
Familja Zuka njofton se ngushëllimet për Sahide Zukën (gruan e Heset Zukës), do të pranohen edhe në Gjenevë, të dielën, më 8 mars 2020, në adresën: Route de Saint-Julien163, 1228 Plan-les-Ouates, Geneve Tel: +33787589837, Irfan Zuka. E ndjera ka ndërruar jetë para dy javësh në moshën 56 vjeçare.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, nga LDK, është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në komunikatë. Duke i uruar suksese në detyrën e re, Kurti tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës. Emini është zëvendësminstrja e dytë nga Komuna e Vitisë në qeverinë e re. Ditë më parë Imri Demelezi, nga Vetëvedoaje, u…
Smirasi Enver Ferizaj me vendbanim në Shqipëri është shpallur Alademik Nderi nga Universiteti “Logos”, me qendër në SHBA, Filiali në Republikën e Shqipërisë. Ky titull i është dhënë me motivacion për kontribut për paqe, barazi në shoqëri dhe mes kombeve.
Këshilli i Fshatit Smirë dhe Kompania Rajonale e Ujit “Hidromorava”, në një takim të mbajtur në Smirë, kanë njoftuar banorët me procedurat dhe rregullat e kyçjes individuale në rrjetin e ujësjellësit të fshatit. Kyetari i Këshillit të Fshatit Tajar Hyseni i ka njoftuar të pranishmit me temën që do të dikutohet në takim dhe i ka falënderuar për pjesëmarrje dhe interesimin e shprehur. Përfaqësuesi i Kompanisë “Hidromorava”, Kemur Mustafa, ka shpjeguar se lidhja në sistemin e ujësjellësit do të jetë individuale, pra secili duhet të paguajë për këtë shërbim. Sipas tij, pagesa duhet të bëhet tek kompania e cila do…
