Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se nga e hëna do të fillojë mësimi në distancë për klasat e para deri në klasën e pestë për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë. Kurse, në një platformë tjetër do të vihen në dispozicion të gjitha përmbajtjet tjera për mësim alternativ. Ajo në një konferencë për media ka shtuar se materialet do të transmetohen në RTK1 dhe RTK4, nga ora 11:15 Sipas saj, nga java e ardhshme do të punohet për klasën e gjashtë deri të nëntën.
Autor: Tefik Salihu
Vêllezërit smiras Mustafë dhe Arton Ademi me qëndrim në Gjenevë, janë solidarizuar me situatën e krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus. Ata, në koordinim me Këshillin e Fshatit, kanë mbështetur 11 familje me pako ushqimore në Smirë, që kanë më shumë nevojë, sidomos në këtë kohë të izolimit, kur furnizimi është vështirësuar. Këshilli i fshatit ka falënderuar vëllezërit Ademi për këtë kujdes për njerëzit tanë të cilët kanë nevojë për mbështetje.
Institucionet shëndetësore po bëjnë thirrje të vazhdueshme që të respektohen masat për t’u mbrotjur nga Koronavirusi. Mesazhet e vazhdueshme të tyre mund të përmblidhen në: -Rrini në shtëpi! -Mbani higjienën! -Mos u tuboni në grupe! -Mbani distancën! Nëse keni temperatur mbi 38 gradë, kollitje të thatë dhe vështirësë më frymëmarrje atëherë duhet të merrni masa. Nëse i kanë këto shenja, le të lajmërohen në numrat kontaktues: 038 200 80 800
17 punonjës, mjekë dhe infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Viti, dhe tre persona të tjerë, të testuar për Covid-19 kanë rezultuar negativ. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr.Vjollca Kadolli. Kadolli ka thënë gjithashtu se përkundër kësaj, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar edhe për shtatë ditë. Ekipi mjekësor ishte vetizoluar që nga 13 marsi, si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koronavirus në këtë komunë.
Shtabi Emergjent i Komunës së Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, po bën maksimumin për t`iu dalë në ballë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve për furnizim me ushqime dhe me pajisje mbrojtëse. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thotë se u nevojitet furnizim me ushqim, rroba mbrojtëse dhe materiale të tjera për ta luftuar koronavirusin. Megjithatë, sipas tij situata është stabile në Viti. “Ushqim ka, por jo mjaftueshëm, pasi jemi në karantinë, mos të kishim qenë në karantinë nuk kishte me qenë shumë problem. Kjo furnizimin e vështirëson. Situata për momentin është nën kontrollë. Jemi duke u mundu…
Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së KOsovës që të kenë kujdes dhe të reduktojnë lëvizjet e panevojshme. “Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës (IKShPK) shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, i cili aktualisht është i lokalizuar. Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga Ministrie e Shëndetësisë dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se është shënuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë. Rasti pozitiv është me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan me 11 mars 2020. Deri më tani janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19. Nga këta 7 janë nga KOmuna e Vitisë, përkatësisht fshati Stubëll e Epërme. Sipas mjekut epidemiolog në QKMF, Dr. ISmajl Bekteshi, gjendja shëndetësore e pesë pacientëve që po trajtohen në shtëpi është stabile dhe pa shenja të përkeqësimit.
Komiteti Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, iu bën thirrje qytetarëve të kësaj komune që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave shtëpiake. Në kërkesë thuhet se komuna e Vitisë dhe ndërmarrjet publike po punojnë me kapacitete të reduktuara, shkaku i situatës emergjente të krijuar pas shfaqjes së Koronavirusit, prandaj edhe ofrimi i shërbimeve është vështirësuar. “Në kohën kur po punohet me kapacitete të zvogëluara, si masë parandaluese e mbrojtjes nga Virusi Covid -19, iu bëhet thirje të gjithë qytetarëve të Komunës së Vitisë që të kenë konsdieratë dhe të zvogëlojnë volumin e mbeturinave shtëpiake, në këtë kohë emergjente…
Familja Azizi nga Smira njofton se pas vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për anulimin e manifestimeve fetare e familjare, shkaku i pandemisë, ka mbyllur të pamen për Hajrie Azizin. Sot ishte dita e parë e ngushëllimeve për të dhe ishte paraparë të vazhdojë edhe dy ditë të tjera. Hajrie Azizi ndërroi jetë të enjten, në moshën 85 vjeçare. Këtë vendim familja Azizi e mori edhe pas rekomandimit të imamit të Xhamisë së Smirës, Ardi Elezi. Familja Azizi kërkon mirëkuptim dhe falënderon të gjithë ata që morën pjesë në varrim dhe që shprehën ngushëllime në forma të ndryshme.
Familja Çuni nga Smira njofton se pas vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për anulimin e manifestimeve fetare e familjare, shkaku i pandemisë, ka mbyllur të pamen për Adem Çunin. Sot ishte dita e parë e ngushëllimeve për të dhe ishte paraparë të vazhdojë edhe dy ditë të tjera. Adem Çuni ndërroi jetë të enjten mbrëma, në moshën 82 vjeçare. Këtë vendim familja Çuni e mori edhe pas rekomandimit dhe konsultimeve me imamin e Xhamisë së Smirës, Ardi Elezi. Familja Çuni kërkon mirëkuptim dhe falënderon të gjithë ata që morën pjesë në varrim dhe që shprehën ngushëllime në forma të…
