Autor: Tefik Salihu

Nga e hëna, më 30 mars 2020,  mësimi nga distanca do të fillojë edhe për nxënësit nga klasat e gjashta deri më klasat e nënta. Kështu ka njoftuar SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. “Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Uroj të jeni mirë me shëndet dhe punë. Me rastin e paraqitjes së pandemisë, virusit, COVID-19, siç e dini Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MASHTI), ka përgatitur platformën e të mësuarit në distancë, përmes mësimit on line, të cilat tanimë mund të ndjeken edhe në web faqen zyrtare:  https://emesimi.rks-gov.net, si dhe në kanalin zyrtar RTK1 dhe…

Read More

Këshilli i Fshatit Smirë iu bën thirrje të gjithë banorëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të profesionistëve sa i përket parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të Koronavirusit. “Masat e ndërmarra nga institucionet qendrore të vendit, janë vendosur për të mirën e të gjithë neve. Mirëpo, atyre jo gjithëherë dhe jo të gjithë po iu përmbahen. Sidomos shqetëson grumbullimi në grupe i të rinjve në oborrin e shkollës dhe në hapësira tjera publike. Ju lusim që të respektoni thirrjet dhe të mos tuboheni sepse kështu mund t’iu ekspozoheni rrezikut për t’u infektuar me Koronavirus dhe ta përhapni akoma…

Read More

Shtatëmbëdhjetë punonjës: mjekë e teknikë medicinalë kanë dalë sonte nga karantina. Edhe testet e dyta që ua bëri Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë dalë negative, kështu që ata i janë kthyer familjeve dhe shërbimit. Shtatëmbëdhjetë punonjësit e QKMF-së në Viti ishin vetizoluar para dy javësh, pasi disa prej tyre kishin pasur kontakt me të infektuarin e parë me virusin Covid-19. Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti, me konsideratën më të thellë mirëpret kthimin e tyre. Ai ka thënë se ky veprim i 17 punëtorëve shëndetësorë në krye me drejtoreshën e QKMF-së, dr. Vjollca Kadolli, është inkurajues, pasi ata…

Read More

Punëtorët teknikë Shpejtim Ibishi dhe Imri Sahiti duke mirëmbajtur të enjten hapësirat e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë.  Ata janë më meritorët që shkolla po shkëlqen. Por lëvdatat për këtë ju shkojnë edhe drejtorit Xhavit Sahiti, mësimdhënësve  dhe nxënësve. Në një postim në profilin e Facebook-ut të shkollës, drejtori Sahiti ka falënderuar edhe Rexhep Sahitin, i cili bërë riparimin e makinës për pastrim.

Read More

Kompania Elkos Group dhe ETC kanë dhuruar sot pako ushqimore për 20 familje në fshatin Smirë. Pakot janë përbërë nga një thes miell 25 kg, 2 litra qumësht dhe 2 litra lëngje. Këshilli i Fshatit,  i cili ka bërë shpërndarjen e ndihmave e ka falënderuar donatorin për këtë mbështetje. Ndryshe këto ndihma janë në kuadër të ndihmave që Elkos Group dhe ETC dhanë sot për 400 familje në nevojë të Komunës së Vitisë. Nënryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu falënderoj këtë kompani për donacionin e dhënë. Sipas tij, prej paraqitjes së virusit Covid-19 e deri më tani në Viti…

Read More

Komuna e Vitisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare iu bëjnë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që kanë ardhur së fundmi nga shtetet perëndimore të lajmërohen përmes telefonit në QKMF. “Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe Këshillat e fshatrave është duke bërë identifikimin e vazhdueshëm të qytetarëve vitias që kanë ardhur nga shtetet e jashtme që nga 1 marsi. Ekipet e mjekësisë familjare janë duke vizituar familjet e ardhura, në mënyrë që të vlerësohet gjendja e tyre shëndetësore dhe t’i jepen këshilla për vetizolim, si dhe kur duhet të lajmërohen te mjeku. Megjithatë, mungojnë…

Read More

Furnizimi i vështirësuar në kohën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, shkaku i pandemisë me Koronavirus, ka nxitur vullnetmirët të veprojnë. Mërgimtari smiras me qëndrim në Austri, Shefqet (Ramadan) Rexhepi, në koordinim dhe bashkëpunim edhe me Këshillin e Fshatit, ka ndihmuar 20 familje në Smirë me pako ushqimore dhe higjienike. Ai tha se kjo është një ndihmë modeste, e cila me shpresë sado pak do të zbusë gjendjen e tyre momentale. Këshilli i fshatit Smirë ka falënderuar Shefqet Rexhepin për këtë kujdes dhe përkushtim.

Read More