Autor: Tefik Salihu

Ndonëse në rrethana të pafavorshme për Kosovën dhe gjithë njerëzimin, për shkak të gjendjes emergjente të shëndetit publik nga pandemia, dëshmorët e Smirës, të rënë më 5 prill të vitit 1999, po nderohen dhe kujtohen me pietet. Familjarët, bashkëluftëtarët, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Këshilli i fshatit, përfaqësues të shkollë, bënë homazhe në vendin e rënjes, tek lapidari në Smirë si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti. Aty homazhe iu bë edhe nga inatitucionet komunale, Policia e Kosovës, organizatat e dalanga lufta dhe qytetarë të tjerë. Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu e Ylvi Demiri, janë ngritur…

Read More

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se që nga e hëna më 6 prill 2020, mësimi online për klasat 1-9, do të mbahet në shumicën e lëndëve. “Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës! Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se nga e hëna (datë 06 prill 2020) përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas kalendarit të bashkëlidhur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e miistres Hykmete Bajrami. Ja…

Read More

Super marketi “Beni Impex” në Smirë po i kontribuon gjendjes emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisê me Koronavirus, duke iu ofruar konsumatorëve mundësinë e blerjes nga shtëpia. “Për të shmangur daljen e qytetarëve në këtë kohë, kur nga institucionet shëndetësore po kërkohet qëndrimi në shtëpi dhe kujdes i shtuar, ne kemi filluar të promovojmë blerjen nga shtëpia. Kështu do të ruhet shëndeti i tyre dhe të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit”, ka thënë menaxheri Arben Ibishi. Ai shpjegon se konsumatorët mund të shkruajnë porosinë me artikujt që duan t’i blejnë. Pagesa bëhet me kartelë bankare ose me para në…

Read More

Epidemiologu dr. Ismail Bekteshi në një bisedë për Plus TV, ka thënë se gjendja e përgjthshme epidemiologjike në Komunën e Vitisë, pas shpalljes së emergjencës shëndetësore në Kosovë, për shkak të pandemisë me virusin Korona, është nën kontrollë. “Pesë pacientët që po trajtohen në shtëpi nuk kanë shenja simptomatike. Edhe dy pacientët që janë në Klinikën Infektive janë mirë. Së shpejti pritet t’iu bëhen testet e dyta dhe nêse prapë dalin negativ, konsiderohen të shëruar. Deri tani në komunën tonën janë bërë gjithsej 39 teste për Covid-19 dhe të gjitha për fat të mirë kanë dalë negative”, ka thënë ai.…

Read More

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një mbledhje urgjente në të cilën pos që është dhënë një njoftim rreth situatës momentale të pandemisë së COVID-19 në komunën e Vitisë, poashtu është miratuar edhe propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për këtë destinacion. Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, ka falenderuar gjitha Institucionet komunale, shëndetësore, të sigurisë, organizatat dhe shoqatat, donatorët e vullnetarët e ndryshëm, si dhe gjithë ata që po angazhohen që kjo pandemi të tejkalohet me sa më pak pasoja. Ndërsa zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, njoftoi këshilltarët me punën që është bërë për gjatë këtyre ditëve…

Read More

Arsimtari i Biologjisë, Ismajl Avdyli është përcjellë në pension, i lavdëruar nga të gjithë. Në një postim në rrjetin social, Facebook, drejtori i Shkollës së Smirës “Dëshmorët e 5 Prillit”, Xhavit Sahiti, në emër të tij, nxënësve, personelit dhe të prindërve i ka uruar arsimtarit Ismajl Abdylit ditëlindjen dhe pensionimin. “Arsimtari Ismajl mbi katër decenie punoi me ditar në dorë. Gjatë gjithë kësaj periudhe tregoi se ishte një punëtor i dalluar, i rregullt në punë, principiel, pedant, e mbi të gjitha pedogog i mirë i cili ka arsimuar dhe edukuar shumë gjenerata nxënësish. Ne si shkollë, dhe unë si udhëheqës…

Read More

Komuna e Vitisë, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të gjendjes së krijuar nga Koronavirusi dhe shpalljes së Emergjencës për Shëndetin Publik, shumë shërbime janë duke punuar me staf të reduktuar në mesin e tyre edhe Gjendja Civile. Prandaj qytetarët të cilët kanë nevojë të pajisën me dokumente dhe duan t’iu shmangen kontakteve, me disa dokumente mund të pajisjen edhe në E-Kioskun e vendosur në qendër të Pozheranit e cila është në funksion 7 ditë të javës dhe 24 orë për marrjen e këtyre dokumenteve:  Certifikatë e lindjes  Ekstrakti i lindjes  Certifikatë e shtetësisë  Certifikatë…

Read More

Fondacioni Humanitar “Labinot Tahiri”, i udhëhequr nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, përmes Këshillit të Fshatit ka mbështetur sot me pako ushqimore dhe higjienike 15 familje në Smirë. Kjo ndihmë vjen në kuadër të 300 pakove që ky fondacion ka sjellë sot në Komunën e Vitisë. Këshilli i fshatit ka falënderuar dhuruesit për këtê kujdes, në këtë kohë, kur familjet me gjendje të rënduar sociale, kanë shumë nevojë.

Read More

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, gjatë kohës së përballjes me pandeminë e koronavirusit. Sipas vendimit të ri të qeverisë, ndalimi vlen nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhimit, furinizmit dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë) dhe për shërbime e aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

Read More