Zijadin Sylejmani është rizgjedhur për kryetar të Shoqatës “Smira Dardane”. në Shkup. Në Kuvendin Zgjedhor, në të cilin morën pjesë rreth 40 smiras, u zgjodh edhe pjesa tjetër e kryesisw: sekretar Hajriz Bekteshi kurse arkëtar u zgjodh Arif Iseni. Kurse kryetar i Kuvendit të shoqwtës u zgjodh Fatmir Ramadani.
Kryetari Sylejmani falënderoi anëtarët e kryesisë së kaluar për kontributin që kanë dhënë deri më tash, kurse anëtarëve të rinj u uroi punë të mbarë dhe suksese.
Ai u zotuar se Shoqata “Smira Dardane” do të vazhdojë të organizojë dhe tubojë smirasit që tani jetojnë në Shkup.


