Smirasit qё jetojnё nё Shkup e kanё bёrё traditё qё tё takohen tё paktёn njё herё nё vit. Nё takimin e tretё tradicional tё tyre, tё premten mbrёma, nё Restorant ‘Smira’, sёrish u shpёrfaq respekti dhe kujdesi qё kanё pёr njёri tjetrin dhe pёr vendlindjen.
Kryetari i Shoqatёs ‘Smira Dardane’, me seli nё Shkup, Zijadin Sylejmani, e cila e ka organizuar takimin, tha nё hyrje se smirasit po pёrmenden gjithkah pёr tё mirё. ‘Smira dhe smirasit me takimet dhe organizimet qё po i bёjnё, kanё hapur njё faqe tё re nё jetёn e tyre, e cila duhet tё pёrmbushet me rezultate e suksese tё reja. Vetёm kёshtu tё organizuar mund tё ruhet tradita e tё parёve, trashёgimia dhe vlerat kombёtare. Ky aktivizёm qytetar u ka rёnё nё sy edhe mediave, tё cilat disa herё e kanё pasur Smirёn nё fokus. Kur ti kemi parasysh tё gjtha kёto, ne duhet tё jemi krenar dhe tё motivohemi edhe mё shumё pёr tё punuar e kontribuar me forca tё reja. Vetёm kёshtu mund tё jemi mё kompakt, tё njihemi mё shumё nё mes vete, t`i ndihmojmё njёri-tjetrit. E vetmja gjё qё na mungon ёshtё angazhimi i femrёs smirase nё mbledhjet dhe organizimet tona’, tha Zijadin Sylejmani. Ai nuk e la pa pёrmendur me respekt tё madh kontributin intelektual e kombёtar qё dhanё dy profesorёt tani tё ndjerё smiras Sami Sylejmani dhe Sami Ibrahimi.
Kryetari i Kёshillit tё fshatit Smirё, Afrim Salihu pёrgёzoi Shoqatёn Smira Dardane dhe Zijadin Sylejmanin pёr punёn qё ka bёrё pёr kёto vite. Mirёpo ai tha se tё arriturat e smirasve gjithandej, si nё lёmin e shkencёs, arsimit, politikёs, diplomacisё dhe biznesit e kanё gjenezёn qysh herёt nga disa individё Ismajlhaki Zuka, Fehmi Ramadani, Nexhmedin Hetemi, Feriz Ahmeti e shumё tё tjerё, tё cilёt punuan shumё dhe nё kohё tё vёshtira.
Nё emёr tё Shoqatёs ‘Smira’, me seli nё Gjenevё, Ramadan Rrahmani, tha se edhe smirasit qё jetojnё nё diasporё e bashkёndjejnё pёrkushtimin dhe respektin qё smirasit kanё pёr vendlindjen dhe pёr njёri-tjetrin si dhe gatishmёrinё dhe interesimin pёr tё punuar pёr tё mirёn e pёrgjtihshme.
Ekrem Arifi, tha se ndonёse jeton nё Prishtinё, ka pёrcjellur me vёmendje zhvillimin e jetёs nё smirasve nё Smirё, Shqipёri, Maqedoni e gjetiu. ‘Ёshtё mirё qё kёto takime tё mos mbeten nё nivelin e njoftimeve nё mes nesh po besoj qё njerёzit qё e njohin kёtё lёmi, ta shohin edhe nё rrafshin e zhvillimit ekonomik tё Smirёs, sepse ka mundёsi dhe ka biznese e njerёz tё fortё, tё cilёt mund ta ndihmojnё fshatin nё fushёn e bujqёsisё, blegtorisё, pemtarisё dhe perimtarisё. Kёshtu do ta bёjmё vendlindjen edhe mё tё mirё. Unё jetoj nё Prishtinё, por ёndёrrat pёr cdo ditё i shoh nё Smirё’, tha Arifi.
Edhe smirasi Enver Ferizi me banim nё Kavajё tё Shqipёrisё, tha se si familje ka qenё krenare qё ёshtё nga Smira dhe pёr asnjё moment nuk e kanё harruar vendlindjen. ‘Smira ka njё histori, traditё, zhvillim. Kjo tregon mё sё shumti se smirakёt kudo qё janё, janё njerёz tё devotshёm, punёtorё dhe me emёr. Ne si familje kemi vendosur qё bashkёrisht tё kontribuojmё pёr vendlindjen. Tё gjithё vёllezёrit kemi ndёrtuar nga njё shtёpi nё Smirё, nё shenjё mirёnjohje pёr prindёrit tanё tё cilёt na kanё rritur dhe na kanё nisur nga ky fshat’, ka thёnё Enver Ferizi.
Drejtori i Shkollёs Fillore tё Smirёs ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti, nё emёr tё nxёnёsve dhe mёsimdhёnёsve, e falёnderoi Shoqatёn ‘Smira Dardane’, pёr mbёshtetjen qё po i jep shkollёs dhe arsimit nё fshat.
Nё takimin e tretё tё smirasve nё Shkup, ishin tё pranishёm edhe smiras nga Smira, Shqipёria dhe Prishtina. Tё gjithё u zotuan se do tё vazhdojnё organizimet pёr tё mirёn e gjithmbarshme tё smirasve, kudo qё ndodhen. Manifestimi u begatua me njё program muzikor nga anёtarёt e SHKA ‘Jonuz Ramadani’, nga Smira si dhe me poezi nga fёmijё smiras qё jetojnё nё Shkup.
Kёtё organizim e ndihmuan bizneset ‘Univerzal’ me pronar Milaim Sylejmanin, ‘Fokus Print’ me vёllezёrit Imer e Isa Goxhufi, ‘Motel Restorant Smira’, me Agron Isenin, Agjencia Turistike ‘Smira Trans’ me Njazi Isenin, pastaj ‘Matoshi Bau’, ‘Agro Com’ etj.