Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë mund ta shijojnë si duhet pushimin e merituar veror. Ata përfunduan me sukses dhe rezultate të mira, vitin shkollor 2104/15.

Drejtori Xhavit Sahiti, tha se në përgjithësi është i kënaqur me zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Sipas tij, vijueshmëria ka qenë e kënaqshme,  janë reduktuar mungesat dhe vonesat edhe të nxënësve edhe të mësimdhënësve. Nota mesatare është 4.16, kurse pikët mesatare në testin e arritshmërisë janë 75.13. Mirëpo,  nxënësit kanë qenë mjaft aktiv edhe në fusha tjera.

“Çka është e rëndësishme, përveç suksesit të mirë nxënësit, ata kanë pasur rezultate të mira edhe në aktivitete tjera edukative, arsimore, artistike, kulturore  dhe në kuize. Shkolla ka zënë vendin e dytë, me vetëm një pikë diferencë, në kuizin e diturisë të organizuar nga Drejtoria e Arsimit për nder të 7 Marsit-Ditës së Mesuesit.  Ka marrë pjesë në ‘Kuzin 1, 2, 3 Fillor’ në RTK. Pastaj nxënësit tanë kanë dominuar në një debat që kishte për temë  barazinë gjinore në Viti. Në Ditën e Fëmiëjëve më 1 qershor në një program të organizuar nga ETC në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nxënësit kanë pasur paraqitje interesante dhe janë shpërblyer. Sivjet kemi shtypur edhe revistën ‘Jehona’, që është financuar nga Drejtoria e Kulturës dhe një pjesë nga ajo e Bujqësisë. Shkolla jonë ka zënë vendin e parë si shkolla më e pastër dhe me ambientin më të rregulluar’,  ka thënë Sahiti.

Megjithatë, ai nuk është vetmjaftuar por ka kërkuar edhe më shumë përkushtim dhe përgjegjësi nga të gjithë në mënyrë që niveli i arsimit të ngritet edhe më tej.

“Sigurisht duhet akoma punë, sidomos në zvogëlimin e mungesave dhe vonesave;  Duhet të ketë seriozitet më të madh, posaçërisht  nga disa mësimdhënës; Kujdestarët duhet të punojnë më shumë me klasë; Të ketë bashkëpunim më të ngushtë me prindërit dhe të ketë mbledhje më shpesh. Kujdestaria e ditës të jetë më në nivel; Të ketë ngritje të cilësisë në orë; Të shfrytëzohen më tepër mjetet praktike dhe të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi”, ka thënë drejtori Sahiti.

Ai i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për suksesin dhe rezultatin e mirë dhe u ka dëshiruar pushim të këndshëm dhe kthim të mbarë në bankat shkollore.

Leave A Reply