Smirasit nga Shkupi, janё shprehur tё nderuar dhe tё lumtur qё morёn pjesё nё pёrvjetorin e rёnies sё dёshmorёve tё kombit Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu e Ylvi Demiri dhe nё shёnimn e Ditёs sё shkollёs e cila e mban emrin nё nderim tё tyre, ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’. Ata pёrveç se ndihen mirё qё kanё nderuar dёshmorёt dhe shkollёn e fshatit, janё mirёnjohёs dhe falёnderues edhe pёr respektin qё iu ёshtё bёrё nga vёllezёrit e motrat nё vendlindjen e tyre. Nё njё letёr qё ia ka dёrguar portalit tonё, kryetari i Shoqatёs ‘Smira Dardane’, me seli nё Shkup, Zijadin Sylejmani, nё emёr tё gjithё smirasve tё Shkupit, ka shkruar se do tё mbajnё gjatё nё mend kёtё ditё dhe do ta shёnojnё nё historinё e fshatit, sidomos ngritjen e flamurit kombёtar nё shtyllёn 21 metra tё gjatё, nё qendёr tё fshatit, pranё lapidarit tё dёshmorёve tё luftёs sё fundit.
‘Ky privilegj i ngritjes sё flamurit kombёtare mu besua edhe mua dhe pikёrisht ky ёshtё motivi qё mё nxiti tё shkruaj kёta rreshta nё shenjё falёnderimi. Pra ngritja e flamurit pёr mua ishte diçka e madhe dhe me vlerё tё vaçantё. Prandaj ndjehem shumё i nderuar dhe i respektuar nga kёshilli organizativ po edhe nga tё gjithё bashkёvandasit e mi. Me ketё ata nuk mё nderuan vetёm mua, por nё radhё tё parё nderuan familjen time dhe gjithё smirasit e Shkupit dhe Shoqatёn “Smira Dardane”. Pra ,tё nderuar bashkёvendёs, edhe njёherё pёrshёndetje dhe shumё faleminderit pёr respektin dhe nderin qё na bёtё’, ka shkruar Zijadin Sylejmani.