Shkruan: Feriz Ahmeti

Populli shqiptar si pasardhës i fiseve iliro-dardane, ishte populli më i vjetër në Ballkan, i cili dikur kishte shtete dhe principata. Para 20 shekujve, Perandoria Romake bëri pushtimin e tokave iliro-dardane dhe shkatërroi qenësinë e këtyre shteteve dhe mbretërive të tyre. Këto troje i pushtuan shekuj me radhë: bizantinët, bullgarët, sllavët, otomanët prapë sllavët etj.

Pushtuesit e huaj gjatë kohës dymijëvjeçare të shqiptarëve arritën ta fusin krishterizmin dhe islamizmin por kurrë nuk arritën ta zhdukin identitetin kombëtar. Në gjysmën e shek. IXX gjatë Perandorisë Osmane, intelektualët shqiptarë të shpërndarë në qendra të ndryshme të kësaj perandorie, u ndërgjegjësuan për avansimin e identitetit shqiptar deri te formimi i një shteti kombëtar.

Në shumë qendra ishin formuar disa klube dhe komitete shqiptare.“Komiteti Kombëtar i Stambollit“ ishte më akivi, i cili përbëhej nga këta intelektualë: Pashko Vasa, Ymer Prizreni, Sami Frashëri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Korenica etj. kurse kryetar zgjedhet Abdyl Frashëri. Me iniciativën e këtij komiteti dhe pëlqimin e organizatave tjera kombëtare organizohet „Lidhja e Parë e Prizrenit“. Në Prizren tubohen delegatët e të gjitha trojeve shqiptare dhe zgjodhën qeverinë gjithëshqiptare më 10 qeshor 1878. Formimin e këtij shteti gjithëkombëtar nuk e njohu Kongresi i Berlinit. Shqiptarëve nuk u mbeti rrugdalje tjetër, pos të fillojnë rezistencën kundër Perandorisë Osmane dhe shteteve ruso-sllavo ballkanike.

Shqiptarët arritën me gjak deri te një shtet shqiptar më 1912, i cili nuk mundi t`i përfshijë të gjitha trojet dhe popullatën shqiptare të cilat ishin pushtuar dhe copëtuar nga shtetet ballkanike. Shqipëria londineze në vete kishte më pak se gjysmën e territoreve dhe popullatës shqiptare. Shqiptarët kudo që ishin shpalljen e këtij shteti e kanë manifestuar në forma të ndryshme ilegale dhe legale.

Rëndësitë janë të mëdha edhe për shqiptarët të cilët kishin mbetur jashtë kufirit sepse:

– Në kartën e Kombëve të Bashkuara dhe organizatat tjera botërore zë vend shteti Shqiptar;

-Gjithnjië ka dalur në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve jashtë kufijve;

-Në Shkodër ishte themeluar Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës,

-Kishte përkrahur kryengritjen e shqiptarëve kundër Monarkisë serbe të viteve të 20-a.

-Ka bërë strehimin e kaçakve kosovar

-Ka kundërshtuar reformat agrare të pushtetit serb,

– Ka kundërshtuar shpërnguljen e shqiptarëve për Turqi të viteve të pesëdhjeta në OKB.

-Ka ndihmuar dhe inspiruar lëvizjet revolucionare në Kosovë dhe viset tjera shqiptare

– Ka ndihmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrinë Kombëtare dhe UÇPMB.

-Formimin e shtetit të Kosovës dhe tani shqiptarët kanë dy shtete.

Leave A Reply