Qëndrimi i gjatë para komjuterit është bërë problem global dhe kjo është një temë shumë e gjerë. Shkurtimisht do t’i përmendim disa nga anët pozitive dhe ato negative të kësaj dukurie. Ne sot jemi dëshmitarë se fëmijët kalojnë një kohë të gjatë para televizorit, komjuterit apo lojërave të ndryshme në internet. Kjo dukuri natyrisht se i ka përparësitë apo anët pozitive, ngase tani fëmijët shumë të vegjël dinë të punojnë me kompjuter, të bëjnë kërkime të ndryshme, të marrin informata të nevojshme për ta, të shohin botën etj.
Mirëpo, kjo i ka edhe anët negative apo rreziqet brenda vetes. Hedhja e materialeve te pakontrolluara, nga adresa të pakontrolluara, të cilat përcjellin mezashe të shumta tek fëmijët, mesazhe jo adekuate për moshën e tyre, materiale të dhunshme, materiale pornografike e shumë të tjera përbën rrezik për fëmijët.
Studimet e shumta tregojne se qëndrimi i gjatë para televizorit apo komjuterit, dhe kur në të shfaqen materiale të dhunshme, lojëra me vrasje, femijët mund t’i bëjë agresivë, të dhunshëm, e poashtu këto lojëra mund të ndikojnë që fëmiju të shtrembërojë realitetin. Keto paraqesin problem për fëmijën, familjen e shoqërinë. Çdo ditë e më shumë aktiviteti fizik, jeta shoqërore, po zëvendësohet nga interneti. Fëmijët më pak luajnë, janë më të distancuar nga familja dhe shoqëria, dhe krijojnë më shumë lidhje me botën virtuale, krijojnë më shumë miq, që për ta deri sot ishin të panjohur, dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse femijët këtyre njerëzve u japin informata personale, familjare dhe nga këto informata ekziston mundësia që ata të keqpërdoren nga persona të pand ërgjegjshëm.
Poashtu, qëndrimi i tepërt para komjuterit kontribuon edhe në obezitetin (trashjen) dhe në deforminin e strukturës kockore të skeletit të trupit të fëmijëve, sepse gjatë asaj kohe, ata nuk mund ta kontrollojnë ushqimin, hanë pa masë, levizjet e tyre jane tejet të reduktuara dhe qëndrimi ulur nuk është i drejtë.
Në fund mendoj se një bashkëpinim, një bisedë e mirë dhe e hapur e prindërve, e familjarëve, e mësuesve, mund ta zbusë këtë gjendje të krijuar tek fëmijët, duke u dhënë femijëve më shumë atë çka iu nevojitet e jo çka ata kërkojnë.