Të gjithë të prekurit do të marrin deri në 500 franga, në vend të 100 frangave, sa kishin marrë deri tani, raporton portali Albinfo.ch. Në raste individuale, Qeveria Federale e Zvicrës është shprehur e gatshme të paguajë edhe më shumë për kthimin e azilkërkuesve në vendet e tyre. 2 mijë franga është maksimumi që do t’u jepet atyre, me kusht që të tregohen bashkëpunues në përgatitjen e dokumenteve për kthim në vendet e tyre. Rregullat e reja gjithashtu do të aplikohen vetëm në rastet kur procedurat për përgatitjen e dokumenteve zgjasin më shumë se gjashtë muaj, ose nëse personi ka refuzuar me përcjellje policore të kthehet në vendin e origjinës, ose në rastet kur azilkërkuesit janë të arrestuar. Edhe kantonet mund t’i përdorin rregullat e reja për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve, thuhet në një njoftim të Departamentit te Drejtësisë dhe Policisë./koha/