Çitaku Akti solemn me rastin e dorëzimit të “Çmimit Diaspora” për yllin e futbollit, Xherdan Shaqiri, do të mbahet për shumë kohë mend në kujtesën e të gjithë atyre, që patën rastin të marrin pjesë në Hotelit Bellevue, të Bernës, ku u dorëzua , kjo mirënjohje e dytë më e lartë që ndahet në emër të komunitetit tonë në Zvicër. Ajo që e bëri të veçantë, tubimin nuk ishte vetëm prania e madhe e medieve shqiptare e zvicerane, por në rend të parë afërsia dhe butësia e vetë Xherdan Shaqirit, ky djaloshi që po rrezaton jo vetëm si lojtar në fushat e futbollit, por edhe si një ylber që lidh brigjet e miqësisë midis dy vendeve dhe dy popujve – vendit të prejardhjes dhe vendit ku jeton, duke qenë një ambasador i përkryer për Kosovën, siç përmendën Në këtë mbrëmje solemne të cilën e moderoi këngëtarja jonë shtuar e xhazit, Elina Duni, për figurën e sportistit tonë, por edhe për rëndësinë që ka sporti në përmirësimin e imazhit të komunitetit tonë në shtetin helvetik, folën ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, ministri i diasporës Ibrahim Makolli, ministri i kantonit të Bazelit , Dr. Hans-Peter Wessels dhe deputetja, Ylfete Fanaj. Ambasadori Malaj nënvizoi se: Xherdan Shaqiri, si një futbollist i FC Basel, si një lojtar për ekipin kombëtar, ai ka hyrë në zemrat tona. Dhe shpresojmë të jetë kështu edhe në të ardhmen, ngase dashuria jonë për te shtrihet përtej stadiumit të futbollit. Emri i tij qëndron për integrimin e suksesshëm të një brezi të ri, i cili përballet me kushtet më të vështira sociale. Sukseseve të Xherdan Shaqirit nuk i gëzohen vetëm rreth 200,000 shqiptarë të Kosovës në Zvicër, por edhe shqiptarët e të gjitha trojeve etnike e më gjerë. Xherdan Shaqiri, është padyshim ambasadori ynë me i miri ne Zvicër, ashtu siç janë qindra kosovar te ri, ndoshta jo aq te mediatizuar sa janë Shaqiri, Xhaka, Mehmedi, Behrami, Xhemaili etj.. por qe punojnë dhe dëshmojnë aftësitë e tyre ne politik, arsim, mjekësi dhe ne shume sektorë tjerë. Ndaj edhe do te doja te shfrytëzoj rastin për te falënderuar autoritetet zvicerane, federale, kantonale, komunale, për mbështetjen dhe angazhimin e tyre te vazhdueshme ne favor te integrimit te kosovareve ne Zvicër. Fjalën e z. Dr. Hans-Peter Wessels, Ministër i qeverisë kantonale të qytetit të Bazelit, me rastin e nominimit të futbollistit Xherdan Shaqiri do ta japin në mënyrë integrali ngase na u duk me peshë jo vetëm për një lojtar por edhe për komunitetin tonë. Në emër të këshillit përkatës për ndarjen e këtij çmimi, kësaj radhe atë Xherdan Shaqirit ia dorëzoi, studentja e vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Montheey , Loeonora Çitaku, bija pronarit të firmës ndërtimore Alfer SA , i cili për mëse dy dekada ka mbështetur moralisht e financiarisht futbollin e ekipeve shqiptare në rajonin ku jeton e vepron. Një pikturë, Xherdan Shqirit me portretin e tij ia dhuroi piktori Arsim Berisha. Më pastaj Xherdani ua plotësoi të gjithë të pranishmëve dëshiren që të fotografohen me te. /tung.ch/