Smirasit në diasporë, do të mblidhen sonte në takimin e tyre tradicional, që do të mbahet në Gjenevë. Festa është organizuar nga Kryesia e Smirasve në Zvicër, me moton “Njoftim mes gjeneratave”. Programi përmban “Darkën Smirase”, me ushqime që do t`i sjell secila familje me vete, lojën shpërblyese si dhe programin muzikor.

 

 Të pranishmit do t`i argëtojnë ylli i muzikës Vebi Azizi, i shoqëruar nga Drita Jetishi, Fevzi Fejzullahu, Xhemajli Mustafa e Mentor Fetahu. Poashtu do të ketë edhe muzikë me DJ dhe Ansambli “Gëzuar”.

Takimi do të fillojë sonte nga ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00, në Salle communal d’Onex, Route de Chancy 133 CH-1213 Onex, në Gjenevë.

Leave A Reply