të organizuar nga Kryesia e Smirasve në Zvicër. Manifestimi ka filluar me një fjalë rasti nga kryesia. Festa e madhe ka vazhduar me program muzikor me DJ dhe Ansamblin “Gëzuar”, për të pasuar Darka Smirake, ku të gjithë kanë sjellë ushqimet e veta për t`i shijuar bashkë me vëllezërit dhe motrat nga vendlindja. Kurse, kënaqësinë më të madhe të pranishmëve ua ka ofruar doajeni dhe ylli i muzikës, Vebi Azizi, i përcjellur nga Fevzi Ibrahimi, Xhemajli Mustafa dhe Mentor Fetahu. Në festën e Smirës ishte i pranishëm edhe koreografi i njohur Xhemajli Berisha, i cili edhe i përshëndeti të pranishmit. Gjithashtu është organizuar edhe një lojë shpërblyese. Komentet që kanë ardhur nga Gjeneva kanë qenë pozitive. Bashkëvendasit tanë që kanë marrë pjesë në këtë festë thonë se janë kënaqur shumë dhe organizimi ka qenë shumë i mirë. Edhe motoja Njohja mes gjeneratave e ka arsyetuar veten, sepse aty vërtetë në atmosfeë vëlllazërore janë takuar dhe janë kënaqur smiras të gjeneratave të ndryshme. Më poashtë ju sjellim disa foto nga atmosfera e Takimit të Smirasve në Diasporë. Kurse së shpejti do t`ua publikojmë edhe videot, sapo të mbërrin materiali nga Gjeneva.
{gallery}galeria/festa2012{/gallery}