Duke votuar për këtë vendim, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë kërkesën e ardhur nga Dhoma Nacionale, sipas të cilës refugjatët e njohur do të merrnin vizën C vetëm pasi t`i kishin mbushur dhjetë vite qëndrimi në Zvicër, transmeton Albinfo. Mbështetësit e kërkesës për zgjatje të afatit në dhjetë vjet, e argumentonin këtë me nevojën për të barazuar refugjatët e pranuar me të huajt tjerë, të cilët për vizën C duhet të presin dhjetë vjet. Nga ana tjetër, fituesit në Dhomën e Kantoneve thonë se refugjatët duhet të orientohen sa më shpejtë për qëndrim të përhershëm në Zvicër, shkruan drs.ch. /Telegrafi/