Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, përvjetorin e pavarësisë së Kosovës po e shënon me me aktivitete mësimore. Arsimtari Tajar Hyseni ka organizuar sot një garë apo kuiz diturie në formë digjitale në Kimi, nga kl. VII-IX. Fituese doli kl. VIII 3 e përfaqësuar nga Bleron Sejdiu dhe Vesa Salihu, kurse vendin e dytë dhe të tretë e zinë kl. VII 1 dhe kl. VIII 2. Poashtu nxënësit bënë një ekspozitë nga lëmi i shkencave. Nxënësit fitues të tri vendeve të para u shpërblyen nga drejtori me nga një dhuratë simbolike. Ditë më parë edhe arsimtarët Sami Shabiu dhe Fitore S. Ibishi organizuan garë në lëndën Gjuha Shqipe. Drejtori Xhavit Sahiti i falënderoi arsimtarët dhe nxënësit për një punë të shkëlqyer dhe njofyoi se aktivitete të tilla shkollore, do të ketë edhe në ditët në vijim, për të përmbyllur kremtimin e përvjetorit jubilar të pavarësisë,të premten me një manifestim në nivel shkolle.



1 Koment
Po me vjen mir qe dita dites po ju kthehet fama shkolles se Smires duke ju falenderuar stafit dhe veçanarisht Drejtorit Xhavit Sahitit