Shkruan: Avdyl Bajrami
Lufta e UÇK-së filloi në DRENICË, ajo u zgjerua në tërë Kosovën. Organizimit dhe zgjerimit e zhvillimit të saj iu gëzuan edhe familja Sejdiu nga fshati Smirë i komunës së Vitisë. Pothuaj e tërë familja nga katër djemt e Ramiz Sejdiut Ymerit, Bejtës, Raifit e Nazifit u vunë në shërbim të luftës çlirimtare.
Shtëpitë e tyre u bënë baza të sigurta të veprimtarisë,për formimin e njësive të para të UÇK-së, baza për pergaditjen e ushqimeve e nevojave logjistike për UÇK-së, vendstrehim i armatimeve, që kalonin nga kufiri me Maqedoninë, për zonat tjera të luftës.
Por më kryesorja që edhe bijt e tyre u rreshtuan në radhët e ushtarëve të parë të UÇK-së.
Përpjekjet për organizimi i kishin shume herët, para lufte por një lidhje që e kishin për organizim ishte shkëputur me rastin e arrestimeve dhe arratisjeve gjatë vitit 1989-1990.
I pari nga kjo familje Mirali Ymer Sejdiu ishte duke punuar në Gjermani,me fillimin e luftës e braktisi jetën e mirë në perëndim dhe iu bashkua grupit të parë të vullnetarëve ,që shkonin në frontet e luftës për çlirimin e vendit.
Miraliu morri pjesë në shumë betejat e para të UÇK-së,në malet e Drenicës, Çyçavicës,Bardhit të madh etj.Ishte bashkë me Xhemajl Ademi nga Lubishta nën komandën e Fehmi Lladrovcit.
Kthimi në fshatin e tijë të lindjes Smirë e gëzoi pamasë, sepse gjeti organizim të UÇK-së në fshat e vëllezërit e tij dhe djemt e xhaxhallarëve ishin pjesë e organizimit.
Miraliu me përvojën nga betejat tjera morri përgjegjësin e udhëheqjes së njësitit,ku në kuadër të tijë përveç të tjerëve ishin vllau Muharremi,djemt e axhës Hebib Bejtë Sejdiu dhe Mustafë Raif Sejdiu.
Fillon aktivitetin e intensifikuar logjistik të bartjeve armatimeve,që ishte nga kufiri me Maqedoni e përmes fshatit të tijë Smirës e për zona tjera të luftës.
Këto aktivitete dhe të tjerat i vazhdoi deri në kalimin në përjetësi më 05.04.1999.
Më 05.04.1999 u rrethua fshati Smirë në të gjitha anët .U sulmua pa mëshirë me të gjitha armët.
Miraliu me shokë nuk u dorzua luftoi deri në fund .Lufta në mes dy forcave ushtarake,njërën anë një makineri e madhe ushtarake serbe,me një grup të vogël të UÇK-së me armatim të dobët, por me zemër të madhe që mbeten të pavdekshëm sa të ekzistoj populli shqiptarë.
Në fushën e nderit e gjetën pa vdeksinë Mirali Ymer Sejdiu, së bashku me djalin e axhës Hebib Bejtë Sejdiun, kushëririn Skender Saqip Salihun e bashkëfshatarin Ylvi Demirin.
Kalimi në përjetësi i Miraliut me ushtarët Hebibin, Skenderin e Ylviun i dhanë vulë fitores së pashmangshme që do të vijë më vonë. Ata do të mbesin si yje të pashuara në kujtesën kombëtare.
Pas kësaj në vend se të krijohet pasiguri e frikë,ndodhi e kundërta ushtarët tjerë edhe më shumë e vazhduan luftën. Për ilustrim djali i axhës Mustafa morri pseudonimin e Miraliut “ Kushtrimi “ në shenjë respekti e krenarie.
Aktivitetin e vazhduan edhe të tjerët në luftërat e mëvonshme në UÇPMB e UÇKombtare në Maqedoni.
Arben Xhelal Raif Sejdiu ishte shume i ri në UÇPMB,kurse Sadat Ymer Sejdiu e Halim Sejdiu ishin shembull i mirë i ushtarëve në luftën e UÇK-së në Maqedoni.
Përveç luftëtarëve të drejt për drejtë në luftëra, familja Sejdiu dha kontribut të çmueshëm edhe në segmente të tjera të luftës.
Tani edhe pse jetojnë në kushte jo edhe aq të mira ekonomike, janë krenarë për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare.
Ju lumtë familja Sejdiu! Lavdi Hebibit,Lavdi Miraliut,Lavdi Skenderit, Lavdi Ylviut! Lavdi Dëshmorëve të kombit! Respekt familjarëve të familjes Sejdiu!


