Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës zyrtare që i bëri rajoneve të ndryshme të njohur si Haute-Savoi , ka takuar zyrtarët më të lartë të këtij rajoni ndër më të zhvilluarit në Francë.   Kryetari Haliti, i cili shoqërohej edhe nga drejtori komunal për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Aliu, fillimisht është pritur në prefekturën në Annecy, nga presidenti i Departamentit te Haute-Savoi, z.Christian Monteil. Gjatë këtij takimi, presidenti Monteil, e ka njoftuar kryetarin Haliti, me karakteristikat e këtij rajoni francez në të cilin jetojnë  mbi 800 mijë banore.  Ai i ka dhënë përkrahje të plotë iniciativës për thellimin e bashkëpunimit me Vitinë.

Edhe kryetari Haliti, ka njoftuar nikoqirin me karakteristikat e komunës së Vitisë, dhe ka shprehur gatishmërinë që kjo komunë të bashkpunoi me këtë rajon në fushën e zhvillimit ekonomik, agro-kulturës, sportit dhe kativiteteve tjera për trashëgimi kulturore. Pas takimit me presidentin Monteil, kryetari Haliti, në qytetain e Annemasse, është pritur nga deputetja e këtij qyteti Virginie Duby-Muller, me të cilën ka bashkbiseduar rreth iniciatave të përbashkëta të bashkpunimit mes komunës së Vitisë dhe komunave të Haute Savoi.

Ndërsa, në mbrëmje organizuar nga shoqata e mërgimtarëve “Iliria” me seli në Sant – Julian, është mbajtur edhe aktiviteti i përbashkët. Përfaqësuesit e këtij kantoni dhe zyrtarët komunal të Vitisë, kanë njoftuar të pranishmit rreth idesë së bashkpunimit të ndërsjellës mes këtyre dy komunave.

Antonio Vaillard, kryetar I kantonit të Sant –Julian Genevius, ka thënë se në Sant-Julian Genevius, qdo I shtati banorë është frances, kurse 6 të tjerë janë të huaj, e në këtë mes komuniteti kosovar e në veqanti ai nga komuna e Vitisë, zënë vend me rëndësi, pasi me punën dhe angazhimin e tyre ata janë një shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe aktiviteteve tjera kulturore e sportive. Ai është shprehur i gatshëm të bashkpunojë me komunën e Vitisë në qdo fushë.

Ndërsa nënkryetari I kësaj komune, Bugochen, ka theksuar se iniciativa për binjakëzim mes Sant –Julianit dhe Vitisë ka rrjedhë nga shoqata Iliria , si dhe mërgimtari Gafurr Ademi,  dhe kjo iniciativë është përkrahur edhe nga komuna

Në fund të këtij aktiviteti u dha një program artistik i përgaditur nga arsimtarët e shkollës shqipe dhe fëmijët e mërgimtarëve  të shoqatës “Bashkimi Kombëtar” në Annecy.

Burimi: I.S

Leave A Reply