Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Aliu, ka takuar përfaqësuesi e shoqatave të ndryshme të mërgimtarëve që veprojnë në Genevë të Zvicrës. Kryetari Haliti, gjatë këtij takimi pos që ka njoftuar përfaqësuesit e shoqatave me zhvillimet në Komunën e Vitisë, ka shprehur një falënderim të veqantë për kontributin e madh që po japin mërgimtarët në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të Komunës së Vitisë, si dhe në ptojektet e ndryshme të infrastrukturës në këtë komunë.
“Vetëm gjatë dy viteve të fundit në saje të ndihmës që kanë dhënë dhe po japin mërgimtarët në Komunën e Vitisë, janë ndërtuar 31 shtëpi dhe janë në ndërtim e sipër edhe 4 shtëpi tjera për rastet sociale. institucionet komunale janë të fokusuar që këto aksione ti përkrahin dhe ti mbështesin me gjitha kapacitetet që kanë”, ka thënë Haliti.
Ai ka theksuar se krahas mërgimtarët vitias në bashkpunim me institucionet dhe shoqatat në Komunën e Vitisë, në dy vitet e fundit kanë dhënë kontribut edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare me rastin e festave të fundvitit për 519 familje skamnore si dhe projektet e infrastrukturës sic është shetitorja.
Kryetari i shoqatës “Vitia”, Xhavit Islami, ka theksuar se pos aksioneve të mëhershme mërgimtarët vitias në Genevë si dhe ata të kantoneve tjera në Zvicër dhe qytetaeve të ndryshme në Gjermani, Itali e Austri, kanë nisë iniciativën që të organizojnë një mbërmje humanitare përmes së cilës do të grumullohen mjete për të ndërtuar shtëpi për familjet skamnore në Komunën e Vitisë.
Drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Aliu, është shprehur se numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje sociale në Komunën e Vitisë, është i madh prandaj qdo ndihmë që vjen nga mërgimtarët është në interest të përmirësimit të gjendjes sociale të këtyre familjeve.
Në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme që veprojnë në Genevë, kanë shprehur gatishmërinë që të mbështesin qdo iniciativë që është në interest ë qytetarëv etë kësaj komune.
Burimi: Ibrahim Sefedini


